Thursday, May 7, 2020

Dobia dhe dëmi

Dobia dhe dëmi tek njerëzit është diçka relative dhe aspak e prerë me gërshërën e gjykimit personal e të thatë.
Gjithçka varet nga këndvështrimi dhe botëkuptimi i secilit njeri. Ajo çka është e dobishme për dikë mund të mos jetë për dikë tjetër dhe ajo çka është e dëmshme për dikë mund të mos jetë për dikë tjetër, pra , mos i përgjithësoni gjykimet tuaja duke u nisur nga rregulla specifike.
Ilaçet janë dhe të dëmshme dhe të dobishme, në varësi të personit dhe sëmundjes së tij. Sëmundja që shërohet me një ilaç të caktuar nuk është e thënë të jetë shërim dhe për dikë tjetër me të njëjtën sëmundje. Megjithatë në thelb ilaçi është shërim për sëmundje, pra qëllimi i ilaçit është mjekimi, jo sëmundja!
Kështu është dhe me njohuritë të cilat lexohen dhe postohen në faqet virtuale, njohuri të cilat për dikë qenkan humbje kohe, ndërsa për dikë tjetër jo...

Më vjen keq për disa që i argumentojnë qëllimet e mia në një tjetër këndvështrim! 
Megjithatë, nuk mbaj përgjegjësi për atë që kuptojnë ata, mbaj përgjegjësi për atë që them dhe bëj vetë.