Saturday, May 30, 2020

Drejtësia sipas interesave

Të jesh i drejtë nuk mjafton për të qenë në krahun e së drejtës ! 
Duhet të jesh dhe i sinqertë në drejtësinë që pretendon se po mbron. 
Ka njerëz të cilët nuk janë të sinqertë kur bëhen të drejtë ndaj dikujt. Dmth drejtësinë e përdorin sipas interesave të tyre, jo sepse janë të drejtë me tjetrin. Këta njerëz kur nuk kanë ndonjë përfitim, qëndrojnë indiferentë ndaj drejtësisë, pra, e përdorin drejtësinë kur kanë përfitim. 
Këta mendojnë : - çfarë më duhet mua se kush e ka të drejtë apo gabim !?  
Pra, nuk mjafton të dish çfarë është e drejtë e çfarë e gabuar por duhet të jesh i sinqertë për të mbajtur anën e duhur, qoftë dhe në dëm të vetes. 
A ka padrejtësi më të madhe sesa kur e përdor drejtësinë kur ke interes!? 
Ky është njeriu më i lig, njeri që parim ka interesin kapital, jo të vendosë drejtësi aty ku ka padrejtësi!