Njeriu nuk është krijuar i përsorur, ai ka në vetvete aftësinë të përsosë veten e tij duke mësuar nga gabimet të cilat janë pjesë e natyrës njerëzore.
Pra, të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk ka njeri që të mos gabojë, atëherë kush e ka të drejtën të imponojë mendimin e tij në atë mënyrë sikur të jetë i pagabueshëm !?
Natyrisht që nuk mund të jemi mohues të një mësimi apo përvoje të dikujt që pasi ka gabuar ka mësuar nga gabimet. Të mësosh nga gabimet e të tjerëve është njësoj si të kesh jetuar më shumë se një jetë.
Të mohosh këto mësime do të thotë se je duke gabuar përsëri, gjë që tregon mungesë pjekurie dhe karakteri!
Të gjithë e dimë se njeriu më i sukseshëm është ai që ka mësuar nga gabimet dhe në shenjë pendimi është larguar nga ato gabime duke reflektuar, duke përmirësuar veten dhe duke këshilluar dhe të tjerët për pësimet dhe mësimet e tij.
Pra, të mësosh do të thotë të refletosh në përvojën tënde dhe të të tjerëve e më pas të rregullosh veten dhe të tjerët.
Gjatë reflektimit njeriu ndjen një lloj faji dhe pendimi, gjë që i jep shpirtit një pasuri të madhe emocionale dhe forcë karakteri!