Friday, May 22, 2020

Ortak në biznesin Jetë

Shpesh ndodhem në një kryqëzim mendimesh e ndjenjash, mes filozofisë dhe romantizmit, mes inteligjencës analitike dhe asaj emocionale.
Njëherë kaloj nga njëra anë e herë nga ana tjetër, duke ngjyer shpirtin dhe mendjen nga pak, nga ajo ngjyrë që ofron ky dualizëm ekstrem. Por për fat të mirë, përfundoj gjithnjë në mesin e artë ku qetësia e shpirtit dhe qartësia e mendjes bëhen ortakë në biznesin Jetë !