Poezia është gjuha që nuk shprehet dot në asnjë mënyrë tjetër, ajo nuk e duron dot llogjikën e ftohtë, as kufijtë e arsyes, as argumentin etik. Ajo thjesht është gjithçka e përmendur më lart por asnjë dhe asgjë nuk pranon ta tjetërsojë natyrën e saj.
Poezia e tjetërsuar vdes nga mungesa e lirisë!
Ajo kërkon të arrijë majat e maleve, të zhytet në thellësitë e oqeaneve, të kapë yjet e largët, të struket në shpirtra të vdekshëm e të puthë ëndrrat rinore.
Prandaj, mos u trembni nga leximi i poezive, mos e frenoni veten të shkruani poezi, mos e ngacmoni poetin dhe mos e burgosni fjalën e tij .
#Librikomenti