Shumë dëshirë kam pasur të lexoj shkrime origjinale jo fallco, të natyrshme jo imitime, shkrime të cilat burojnë nga shpirtrat e tyre, nga mendjet e tyre të formuara ashtu siç janë, me nivel të lartë apo të ulët, shkrime të cilat përcjellin një ide të tyren, një mesazh nga përvoja e tyre jetësore, një zë të tyre që vjen nga një botë e largët mbushur me fantazi dhe ëndrra, nga një botë e panjohur të cilën vetëm ai/ajo e di. Do të doja të lexoja njeriun mes fjalësh, të njihja udhëtimet e tij, uljet dhe ngritjet gjatë jetës, botëkuptimin, vizionet...e gjithçka tjetër që i përket njeriut unik.
Mjafton të mos jetë kopja, imitimi, shpirti, ideja e dikujt, apo deri në frazat e që ka përdorur dikush tjetër!
Shumica e shkrimeve që më kërkojnë ti lexoj apo shkrime që më dalin përpara këtu në fb, apo të shkoj dhe më larg, shkrime që kam gjetur nëpër botime të reja, janë që të gjitha të grabitura!
Pse o njerëz jetoni me meritat e të tjerëve!?
Pse nuk punoni me veten tuaj për të dhënë diçka nga vetja qoftë dhe pak fare, vetëm të jetë pjesë e jotja !?
E di që dhe këtë postim do e merrni dhe do e ndryshoni për të thënë diku se ju kanë bërë të njëjtën gjë! 😏