Saturday, September 26, 2020

Niçja

Parimi themelor është: vetëm individët ndjehen përgjegjës. Kolektivat u shpikën për të bërë gjëra, për të cilat individi nuk e ka guximin.
Pikërisht për këtë të gjitha komunitetet dhe shoqëritë janë njëqind herë më të sinqerta dhe më mësimdhënëse mbi natyrën e njeriut sesa
vetë individi, i cili është tepër i dobët për të shprehur guximin e aspiratave të tij...

I gjithë “altruizmi" është rezultat i urtësisë së njeriut të veçantë.
Shoqëritë nuk janë “altruiste" njëra kundrejt tjetrës... Urdhëresa e dashurisë për të afërmin nuk u shtri dot kurrë si një urdhëresë e dashurisë për fqinjin. Për më tepër është ende e vlefshme ajo që gjendet te Manu-ja: "Të gjitha mbretëritë që kufizohen me ne, si dhe aleatët
e tyre, duhet të konsiderohen si armiqësore ndaj nesh. Anasjelltas, për të njëjtën arsye, fqinjët e tyre duhet të konsiderohen si të nxitur
nga ndjenja miqësore kundrejt nesh".

Studimi i shoqërisë ka një vlerë të pallogaritshme për këtë, sepse njeriu, i konsideruar si shoqëri, është mjaft më i çiltër se njeriu i konsideruar si “njësi". “Shoqëria" nuk e ka konsideruar kurrë virtytin të ndryshëm nga një mjet force, pushteti, rregulli.
Me sa thjeshtësi dhe dinjitet Manu-ja thotë: "Virtytet mezi mbahen më këmbë vetëm me forcat e veta. Në thelb, vetëm frika nga ndëshkimet i mban nën fre njerëzit dhe i lejon secilit të zotërojë me qetësi atë gjë që është e tija".

Niçe