Wednesday, September 9, 2020

Udha

Ne mund të ecim në të njëjtën rrugë, të ndalojmë në të njëjtat stacione, të marrim të njëjtat kthesa në jetë, por kjo nuk do të thotë se kemi për të treguar të njëjtën histori.

Ti ndoshta do udhëtosh më shumë, ti sot do jesh një udhëtar me mua, nesër do jesh me dikë tjetër, mund të ndodhesh në ndonjë mjet tjetër, do shohësh më shumë e do mësosh më shumë për rrugët e jetës por kjo nuk do të thotë se rrugët janë të ndryshme. 

Në rrugët e jetës çdo njeri ka një histori për të treguar dhe kjo varet nga kuptimi që i jep rrugës dhe udhëtimit të tij ! 

Prandaj, sa herë të takoni dikë gjatë rrugës, respektojeni udhëtarin duke dëgjuar historinë e tij !