Është e vërtetë,
ajo kohë mund të fshihet,
por jo çfarë fsheh shpirti.
Kam biseduar me të kaluarën
më tha se gjithçka nuk kishte rëndësi,
se Zoti është Ai që vendos
dhe çfarë Ai dëshiron ajo bëhet,
që Ai nuk pyetet për atë që bën
Ne pyetemi dhe ne japim përgjigje...
Ku është mendimi yt
ku është imi
do na gjejë,
ska ku fshihet.
Unë mund t'ju shoh edhe pa shikuar,
Unë mund tju ndiej pa qenë aty,
Unë mund t'ju përkëdhel pa të prekur,
Unë mund të jem dita jote,
Mund të jem dhe natën
Sepse unë jetoj në fshehtësitë e zemrës tënde.