Saturday, December 30, 2017

Rregullat higjenike

Fakti që një njeri i mençur, i virtytshëm dhe i gjallë, sakrifikon të gjitha dhuntitë e forcat e tij për të fituar para apo në shërbim të një partie politike, jo vetëm shfaqet si e mundur por edhe si diçka e drejtë e normale për sytë e gjithsecilit. Askujt si shkon ndërmend se ai mund t'ua kushtojë këto dhunti e forca grave dhe dashurisë. Nga Amerika më borgjeze e shtresës së mesme deri tek socializmi më i kuq sovjetik, në çdo konceptim të botës me të vërtetë ”moderne" dashuria luan veçse rolin e papërfillshëm të një mjeti kënaqësie, porse për rregullimin e kësaj gjendjeje do të mjaftonin disa rregulla higjenike.