Sunday, December 3, 2017

Vetmia është

Çfarë është vetmia?
Vetmia është kur flet dhe s'të kuptojnë...
Kur ha dhe s'ke me kë të ndash bukën...
Kur do që të festosh por të vjen për të qarë...
Kur ke brengë që të tret shpirtin por i jep vetes shpresë me idenë se dita tjetër do jetë më e mirë...
Kur frymëmarrja jote është e rënduar nga plagët e fshehta...
Kur ndien nevojën për një përqafim në vend të ujit kur je i etur...
Kur buzëqeshja e një të panjohuri të duket diell në errësirën e ftohtë të vetmisë...
Kur një "si je" dhe "ç'kemi" të hutojnë kur të drejtohen...
Kur...
Kur...
Kur...