Friday, December 1, 2017

Dashuria dhe urrejtja

Mund të shkruash ose për dashurinë ose për urrejtjen.
Nëse shkruan për dashurinë do flasësh për të ardhmen,për shpresë dhe për plane.
Nëse shkruan për urrejtjen do flasësh për të tashmen,për dhimbjen dhe për rrënoja.
E para të motivon edhe kur e ke stomakun bosh.
E dyta të bën të vetëdijshëm edhe kur ke çdo gjë.