Kam nevojë për një qiell sepse yjet m'i rrëmbyen.
Kam nevojë për një det sepse valët m'i pinë.
Kam nevojë për një tokë sepse rrugët m'u gjakosën.
Kam nevojë për strehë sepse shpirtin m'a tronditën.
Kam nevojë për një shtrat sepse trupin m'a vranë.
Kam nevojë për një jetë sepse vdekjen po më qajnë.