Thursday, December 21, 2017

Vargjet e pakuptueshme

Mos u habit nga shprehitë e mia ,mos u trondit nga përzierja e mendimit tim të thellë  me emocion të paqartë.Prirja ime filozofike dhe arti im poetik krijuan një bashkësi ngjyrash abstrakte që vetëm urtësia e përvojës dhe zemra e bukur mund ta kuptojë atë që shkruaj.
Shpesh është Uni ai që shkruan,por qëkur ti u fute në një botë tjetër,ka filluar të shkruajë Tjetërsimi.
Shpesh më thonë për shkrimet,poezitë dhe prozat se çfarë dëshiron të tregosh me këto.
Përgjigjja ime është duke heshtur sepse zërin e vargjeve nuk mund ta dëgjojë askush tjetër përveç teje.Sepse në to gjendesh vetëm ty!