Ajo shpesh thoshte se nuk bënte dot pa mua,se do vdiste pa mua,se dashuria ime ndaj saj është fryma e saj që i jep jetë.
Ajo qante si e çmendur, ulërinte nëse për pak kohë i mungonte vëmendja ime.
Duke parë këto,krijova idenë se një lëndim i vogël prej meje do sillte një katastrofë.
Por jo,ndodhi e kundërta,ajo që qante për mua po qesh në krahët e dikujt tjetër, ajo që thoshte se do vdes po jeton bukur fare,ajo që nuk do merrte dot frymë po i jep frymë dikujt tjetër, ajo që ulërinte pa vëmendjen time po i kushton vëmendje të plotë dikujt tjetër...
Ja pra se çfarë është "dashuria"!
Prandaj mos bini viktima të gjoja dashurisë që shfaq dikush,dhe as mos i besoni viktimëzimit të saj.Me këtë nuk dua të them se dashuria nuk egziston dhe as të mos besoni në dashuri, por po them që mos të besoni në deklaratat që bëhen në emër të dashurisë!