Friday, December 22, 2017

Festat dhe vetmia

Ka disa njerëz që ndihen aq shumë në vetmuar saqë presin festat për t'u gëzuar dhe për të fshehur boshllëkun e vetmisë.
Dhe sapo këto festa përfundojnë,rikthehen përsëri të dehur në botën e vetmisë,në jetën e tyre rutinë duke kujtuar me lotë në sy çastet që kaluan.
Po pse duhet të presin festat për të qenë të gëzuar në jetën e tyre?
Pse mos të kenë një arsye që çdo ditë e re të jetë një festë për ta?
Pse duhet pritur për këto festa që të jetë pranë familjeve dhe miqve të tyre?
Ahh sa zë i trishtë që është ky çast,sa sy i vranët që është ky qiell.
Ahh sa sa zemër e rënduar që është ky gur i vetmisë...
Ahh...
Pse të jetë kjo lumturi e varur nga këto festa,pse mos ta bëjmë lumturinë tonë të pavarur dhe ta kemi në dorën tonë?
Pse të kontrollohet jeta jonë nga të tjerët apo nga disa festa?