Friday, December 29, 2017

Dija e lashtë

Eshtë një e fshehtë e thjeshtë dhe interesante e mençurisë morale të çdo kohe, që çdo akt vetmohimi çdo formë pjesmarrjeje dhe dashurie na bën më të pasur, ndërkohë që çdo përpjekje e shkapërderdhur për të përfituar dhe për pushtet na bën më të varfër dhe më të pafuqishëm. Indianët e kanë zbuluar dhe na e mësojnë këtë, po kështu dijetarët grekë dhe më vonë kinezë e arabë, e pas tyre edhe mijëra dijetarë e poetë, veprat e të cilëve i kanë qëndruar kohës, ndërkohë që mbretër e perandori të atyre epokave janë zhdukur e harruar.Ju'mund të mbani anën e Sokratit apo Platonit, Shilerit apo Spinozës, e në çdo rast kjo është mençuria më e madhe që as pushteti, as pasuria, as dija nuk të lumturojnë, përveçse dashuria. Çdo formë vetmohimi, çdo mohim që bëhet për hir të dashurisë, çdo keqardhje, çdo vjetërsim edhe pse mund të duket si shprishje, një vjedhje që i bëhet vetvetes, në fakt është pasurim dhe fuqizim, është e vetmja rrugë që të çon përpara. Kjo është këngë e vjetër, unë jam këngëtar pavlera dhe një predikues i keq, por të vërtetat nuk plaken kurrë, kudo e gjithnjë janë të tilla, kur predikon në shkretëtirë, kur këndohen në poezi apo kur botohen në gazetë.