Asnjëherë nuk kam lexuar për të qenë i pregatitur për jetën në të ardhmen.
Leximi im ka qenë pjesë e jetës,jetoja dhe lexoja duke e parë leximin si vetë jeta,një pjesë e jetës dhe jo thjesht si një mjet për të arritur diku në të ardhmen apo për të fituar diçka.
Libri ka qënë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe jeta ime pa këtë pjesë është e pamundur të kuptohet!
E kam pasur dhe e kam të pamundur t'a ndaj librin nga gjërat e tjera të domosdoshme,siç janë ajri, ushqimi dhe uji.