Presioni më i madh që i është bërë njeriut është përshtatja me opinjonin dhe mentalitetin aktual.
Opinjoni të imponon të jesh, të jetosh duke vrarë idetë e tua, të nxit të bësh vetvrasje shpirtërore duke mos qenë vetvetja,për të shpëtuar nga gishti i tyre si një "i çmendur".
Por,pas disa kohësh,kur ky opinjon,ky mentalitet kalon dhe vjen një i ri, atëherë janë këta të "përshtaturit" që trajtohen si të çmendur sepse e kanë të vështirë të heqin dorë nga identiteti i tyre fallco.
Dhe kështu ata mbyllen në vetvete me idenë se janë të çmendur.
Pra,më thoni miq,kush janë të çmendurit e vërtetë?