Nëse arsimimi yt të ka larguar nga të shijuarit e jetës, atëherë duhet të rikthehesh përsëri në arsimimin fillor,ose të largohesh nga ai lloj arsimimi dhe të gjesh tjetër formim arsimimi.Sepse qëllimi i arsimit nuk është të të largojë nga të shijuarit e jetës por të të mësojë si të jetosh jetën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Disa njerëz pretendojnë se kanë fituar të drejtën për të bërë analizën e një jetese dhe të këshillojnë të tjerët vetëm se e ndjejnë veten të arsimuar.
Marrin rolin kryesor,futin në kornizën e dijes së tyre jetën e tjetrit,mundohen të gjejnë një gabim,të japin një pamje tjetër sesi duhet të jesh,bëjnë rolin e psikologut dhe dijetarit, përpiqen të zënë vend duke lënë gjurmë në historinë e jetës tënde me motive diskriminimi. Dhe më pas,me mendjen e tyre i thonë vetes në heshtjen hipokrite përgojimet më të ndyra për tjetrin,pastaj shprehin fjalë të tjera përballë teje,e kur veprojnë janë lojtarë në dy fronte.
Jeta e tyre është me të vërtetë e dëshpëruar sepse krijojnë ide të rreme në mendjen e tyre për veten duke menduar se e kanë fituar këtë të drejtë që të bëjnë lojra dhe role të ndryshme.
Iluzioni më i madh është t'i japësh vetes një ide që me të vërtetë nuk të përket.