Shpesh,disa njerëz binden më lehtë nga ajo çka lexojnë se sa nga ajo që dëgjojnë.
Kjo ndodh kështu sepse leximi nuk jep debat,nuk ka konkurencë egoiste,nuk ka fitues apo humbës por thjesht një lexues i cili hesht,mendon dhe mëson.
Ndërsa dëgjimi rrallë sjell bindje pasi çdokush kërkon të dëgjohet nga tjetri,të duket bindës dhe më i mençur se tjetri.
Prandaj,më shumë shohim llafazanë,debatues e sherrxhinj se sa lexues,diskutues,këshillues,dëgjues e mirëkuptues.
Këtë gjë e tregon dhe fakti se faqet e ndryshme të botës virtuale në të cilat preferohet një pjesëmarrje e madhe ka lindur mundësia për të sulmuar dikë si injorant.
Ndërsa faqet ku lexohet dituri,numri qenka shumë i vogël pasi sulmet nuk ju mundësojnë të tregojnë "dijen" e tyre.