Meditim rreth jetës dhe vdekjes,besimit dhe mosbesimit në Zot.
Është e mundur që të gjeni në një objekt të thjeshtë kaq shumë kundërshti?
I pakuptueshëm?!
Që një gjë është e pakuptueshme, nuk do të thotë se nuk ekziston, numri i pafundëm, një hapësirë e pafundme e njëjtë me pafundësinë.
E pakonceptueshme, që Zoti të bashkohet me ne.
Ky mendim është nxjerrë prej vizionit të përulësisë sonë, por nëse ky vizion është vërtetë i sinqertë shtyhuni deri në fund si unë dhe do të kuptoni se jemi aq poshtë sa rezultojmë të paaftë të njohim me forcat
tona të vetme nëse mëshira e tij mund të na bëjë të aftë për të. Sepse do të doja të dija që prej nga kjo kafshë, që e kupton, që është kaq e dobët merr të drejtën të masë mëshirën e Zotit për t'i vënë kufij që ia sugjeron fantazia e tj.
Kaq pak e di kush është Zoti, sa nuk di as kush është ai vetë. Por do doja ta pyesja nëse Zoti i kërkon ndonjë gjë tjetër përveçse ta dojë dhe
ta njohë dhe si mundet të mendojë që Zoti nuk mundet të jetë objekt i njohjes dhe dashurisë për njeriun nga momenti që njeriu është prej natyre i aftë për të dashur dhe njohur. Por atëherë nëse prej errësirës ku ndodhet
ai arrin të shquajë diçka dhe gjen sidoqoftë ndonjë subjekt dashurie në mes të realitetit tokësor, ose nëse Zoti i zgjon ndonjë rreze të thelbit të tij, nuk duhet të jetë i aftë ta njohë e ta dojë, në ato mënyra që Zoti gjykon të komunikojë me ne?
Ka pra në këtë lloj arsyetimi një mendjemadhësi të patolerueshme përsa kohë ata duken se thellohen në një përulësi të dukshme, që është e sinqertë, as e arsyeshme, në atë masë që na pengon të rrëfejmë,që të pazotët për të njohur kush jemi, nuk mundemi ta mësojmë veçse prej Zotit.
Pasi është shpjeguar pakuptueshmëria themi :
Madhështia dhe mjerimi i njeriut janë kaq të dukshëm që është e nevojshme që feja e vërtetë të na mësojë për ekzistencën e ndonjë parimi të madh për madhështinë dhe mjerimin njerëzor. Eshtë e nevojshme edhe të na shpjegojë këto kundërshti të habitshme.
Për ta bërë njeriun të lumtur, ajo duhet t'i tregojë që ekziston një Zot, që jemi të detyruar ta duam, që lumturia jonë e vërtetë qëndron në
të qënit me të dhe e keqja jonë e vetme në të qëndruarit të ndarë nga ai që është në dijeni të errësirës me të cilën jemi përplot, errësira që na pengon ta njohim e ta duam. Dhe pikërisht për këtë, megjithatë detyrat tona na detyrojnë ta duam Zotin, por dëshirat e verbëra na largojnë,jemi plot padrejtësi. Duhet të na shpjegojnë këtë përkufizim që ne provojmë përballë Zotit dhe të mirës sonë. Duhet të na shpjegojë kurat për këtë paaftësi dhe mjetet për t'i patur këto kura. Shqyrtohet mbi të
gjithë këto të gjitha besimet e botës dhe vërehet që ekziston njëra , që kënaq këto kërkesa.Do të jenë ndoshta të diturit që si të mirën më të madhe të na propozojnë të mirat që gjejmë në vetvete?
Ndoshta kjo është e mira e vërtetë? Kanë gjetur shërim për të këqijat tona? Ta vendosësh njeriun të barabartë me Zotin, do të thotë ta kesh shëruar prej mendjemadhësisë së tij?
Ato që na bëjnë të njëjtë me kafshët, apo me zotat e rremë,tjetër të mirë jashtë kënaqësive tokësore dhe kjo deri edhe në jetën e
përjetshme,a kanë gjetur shërim tundimet tona ?
Cila do të na mësojë pra të shërohemi prej kënaqësisë dhe tundimeve
të ndaluara? Dhe cila fe, së fundmi do të na mësojë kush është e mira jonë,detyrat, dobësitë që na shkëpusin, shkallën e këtyre dobësive, kurat që mund t'i shërojmë dhe mjetet për t'i patur këto kura.
Të gjitha fetë e tjera nuk ia kanë dalë, të shohim ç'do të bëjë dija e Zotit.
“Mos pritni, o njerëz”, as të vërtetën njerëzore, as ngushëllimin prej njerëzve.Unë jam ai që ju krijoi dhe i vetmi që mund t'ju thotë kush jeni. Por tani nuk jeni në gjendjen në të cilën unë ju kam krijuar. Unë bëra njeriun e shenjtë, të pafajshëm, të përsosur ; unë e mbusha me dritë dhe mençuri ; unë i komunikova atij lavdinë dhe mrekullitë e mia. Atëherë supi i njerut shihte madhërinë e Zotit. Nuk ishte ende në terrin që të verbon dhe as vdekjen nuk e njihte dhe as mjerimet që e hidhërojnë. Por ai nuk diti ta mbante aq shumë lavdinë pa rënë në mendjemadhësi. Ai deshi të vinte në qendër vetveten, i pavarur prej ndihmës time. lu largua zotërimit tim dhe duke dashur të gjejë në vetvete lumturinë e vet, deshi të ishte i
ngjashëm me mua, e braktisa në unin e tij. Kështu, duke u drejtuar drejt krijesave që ishin krijuar për t'iu nënshtruar, ia bëra armike dhe tashmë njeriu është bërë i ngjashëm me kafshët dhe aq larg meje, sa me zor i ka
mbetur një hije e turbullt e autorit të tij, në të tillë pikë është zhdukur,ose turbulluar çdo njohuri e tij. Ndjenja të pavarura prej arsyes së tij dhe shpeshherë padronë të tij, e kanë zvarritur në kërkim të kënaqësive. Të gjitha krijesat e lëndojnë dhe e zotërojnë duke iu imponuar në forcën e tyre, ose joshur me lajkat e tyre, që janë një formë zotërimi më e tmerrshme dhe lënduese.
Ja në ç'gjendje ndodhen sot njerëzit. U mbetet ndonjë përpjekje e padobishme për lumturinë e natyrës primare, por janë të zhytur në mjerimet e verbimit dhe të vetmashtrimit që është bërë natyra e tyre e dytë .
Prej këtij parimi që po ju tregoj,mund t'a njihni shkakun e kundërshtive që kanë goditur të gjithë njerëzit, duke i ndarë në mënyrë që të ndihen kaq të ndryshëm. Por vezhgoni tashmë gjithë ato ndenja të madhështisë dhe lavdisë që prova e kaq shumë mjerimeve nuk mundi
të mbyllte dhe do ta shihni se shkaku i kësaj nuk qëndron në një natyrë tjetër.
Me këtë nuk dua të nënshtroheni pa arsye, as nuk synoj t'i nënshtroheni në mënyrë tiranike,as nuk pretendoj t'ju shpjegoj gjithçka. Për të paraqitur kundërshtitë dua t'ju tregoj qartë, me prova bindëse, ato shenja të hyjnitetit , të aftë për të më bindur me çfarë ato janë duke fituar autoritetin mbi mua, por mjete të fakteve të mrekullueshme dhe prova që nuk mund t'i kundërshtoni dhe që në vazhdim u besoni gjërave që ju mësoj kur nuk do të keni motiv tjetër për t'i refuzuar nëse vetëm nuk mund të dini nëse janë apo jo të vërteta.
Zoti ka dashur të provojë njerëzit dhe t'iu ofrojë shpëtimin atyre që e kërkojnë, por njerëzit janë kaq të padenjë sa është e drejtë që disave, për shkak të qëndrueshmërisë së tyre, Zoti refuzon atë çfarë u ofron disa të tjerëve për shkak të një mëshire që sigurisht nuk u vjen prej atyre. Nëse do të kishte dashur të tejkalonte kundërshtimin e më këmbëngulësve, dot'ia bënte duke ju zbuluar në mënyrë të tillë që ata nuk do të kishin mundur të dyshonin për
të vërtetën e qenies së tij, ashtu si do të shfaqet ditën e fundit në një të tillë dritë , të natyrshme sa të vdekurit do të ngrihen prej varreve dhe më të verbërit do ta shohin.
Por nuk është kështu që ka dashur të shfaqet në ardhjen e Tij, në mënyrë që të privohen prej asaj mirësie që nuk donin aq shumë njerëz të padenjë prej mëshirë së tij. Nuk është e drejtë që të shfaqet dukshëm me hyjninë e tij, për të bindur padyshim, të gjithë njerëzit, por as nuk është e drejtë që të shfaqej fshehtas që të
mos njihej prej atyre, që sinqerisht e kërkonin.
Atyre duhej t'u shfaqej përsosmërisht i njohur ; kështu duke dashur t'u tregohej atyre që me gjithë zemër e kërkojnë dhe t'u fshihej atyre që me gjithë zemër u largohen, ai e ka lënë për nesër.
Ai e ka zbutur shfaqjen e tij, në mënyrë që t'u linte shenjë të Tij të dukshme atyre që e kërkojnë, por jo atyre që nuk e kërkojnë.
Për kë dëshiron ta shohë ka mjaftueshëm dritë dhe mjafrueshëm errësirë për kë ka qëllime të kundërta.
Nëse aspak nuk shqetësohemi për të njohur të vërtetën, ka mjaft njohje për t'u lënë në qetësi. Por nëse me gjithë zemër dëshironi ta njihni,
duhet zbritur në hollësira. Mund të mjaftonte për një diskutim filozofik,por këtu, ku gjithçka është në lojë...
E gjithsesi, pas një meditimi sipërfaqësor këtij lloji, ka për t'u argëtuar.
Duhet të informohemi mbi këtë fe, edhe nëse nuk do të ishte në gjendje të justifikohej errësira, ndoshta mund të na mësonte.
Jemi mjaft qesharakë duke krijuar rehati në shoqëritë e ngjashmëve tanë të mjerë si ne, si ne të pafuqishmit nuk do të na jenë për ndihmë: do të vdesin të vetmuar.
Duhet pra të sillemi si të jemi të vetmuar.
Do të ndërtoheshin atëherë pallate të mrekullueshëm, pa ngurrim do të kërkojmë të vërtetën.
Nëse nuk e provojmë, do të thotë që për ne vlen më shumë vlerësimi i njerëzve sesa kërkimi i të vërtetës.
Midis nesh dhe ferrit, midis nesh dhe qiellit është vetëm jeta, që është gjëja më e brishtë e botës.
Çfarë më premtoni së fundmi, prej momentit që përsa më takon të tërhiqem nga loja do të kalojë në dhjetëvjeçar, dhjetë vjet të dashurisë
për të vërtetën, të rrjedhur në tentativë për t'u pëlqyer pa ia dalë mbanë,pa folur për vuajtjet e sigurta?
Ndarje!?
Në botë, sipas hipotezave të ndryshme, duhet jetuar ndryshe :
1. “nëse është e sigurtë që do të jemi përgjithmonë, nëse do të mundnim të jemi përgjithmonë”.
2... “nëse është e pasigurtë, nëse do të jemi përgjithmonë se jo...
3... “nëse është e sigurtë, që nuk do të jemi përgjithmonë, por që e sigurtë është që do të jemi për shumë kohë,"
4. “nëse është e sigurtë, që nuk do të jemi përgjithmonë dhe e pasigurtë nëse do të jemi për shumë kohë,”
5. “nëse nuk është e sigurtë, që nuk do të jemi për shumë kohë dhe e pasigurtë se do të jemi qoftë edhe një orë të vetme.”
Duhet të impenjohemi në kërkimin e të vërtetës nëpërmjet llogaritjes së ndarjeve. sepse nëse do të vdisni pa adhuruar parimin e vërtetë do të jeni të humbur.
“Por”, thoni ” nëse do të kishte dëshiruar që unë ta adhuroj, do të më kishte lënë shenjë të vullnetit të tij” kështu ka bërë , por ju nuk
doni t'i njihni.
Shkoni në kërkim të tyre, sigurisht që ka për t'ia vlejtur.
Nuk ekzistojnë veçse tre lloj njerëzish : ata që pasi e kanë gjetur Zotin i shërbejnë ; ata që pasi e kanë gjetur vihen për ta kërkuar dhe të tjerët,që shtyjnë gjithë jetën pa e gjetur dhe pa e kërkuar - Të parët janë të arsyeshëm dhe të kamur, të fundit janë të marrë e fatkeqë, ata në mes janë të palumtur, por të arsyeshëm.
Të dish nëse shpirti është i vdekshëm ose i pavdekshëm është një çështje që i përket gjithë jetës,porsa komedia ka qenë e bukur në çdo pjesë të saj,por akti i fundit përgjakur. Në fund hedhim pak dhe mbi kokë dhe në këtë botë akti fundit mbyllet ; dhe ja tek jemi rregulluar.
Pa u menduar, vrapojmë drejt greminës, jo më parë se të kemi vënë diçka midis nesh dhe atij për ta penguar ta shohim.