Tuesday, September 11, 2018

Kotësi e botës

Kush nuk sheh kotësinë e botës është i pavlerë edhe vetë. Po kush nuk e sheh, përveç të rinjve të zhytur në zhurmën e argëtimit dhe mendimit për të ardhmen?
Pa digjuani atyre argëtimet dhe do t'i shihni të plogështohen nga mërzia. Atëherë pa e njohur ende do e ndiejnë boshllëkun dhe vërtet është fatkeqësi të jesh i trishtuar në këtë pikë, kur mendon për vetveten, dhe të mos mundesh të heqësh dorë prej të menduarit.