Drejtësia dhe forca.
Është e drejtë të ndjekësh kush është i drejtë ; është e nevojshme të ndjekësh me të fortin. Drejtësia pa forcën është e pafuqishme, forca pa drejtësinë është tirani, drejtësia pa forcën kundërshtohet, sepse gjithmonë do të ketë keqbërës.
Forca pa drejtësinë është vendosur nën akuzë. Duhet të bashkojmë drejtësinë me forcën dhe në këtë bashkim të bëjmë të fortë atë që është i drejtë dhe të drejtë atë që është i fortë. Drejtësia është subjekt për t'u diskutuar. Forca mund të njihet lehtë dhe nuk mund të diskutohet. Nuk është e mundur t'i japësh forcë drejtësisë, sepse forca ka kundërshtuar drejtësinë duke pretenduar se ishte e padrejtë dhe se vetëm ajo ishte e drejte. Kështu, duke mos mundur të bësh të fortë atë çfarë është e drejtë, është bërë e drejtë ajo që është e fortë.