Friday, September 14, 2018

Tirania

Tirania konsiston në një dëshirë universale për zotërim jashtë rregullit.Kategori të ndryshme shpirtrash të fortë, të bukur, të devotshëm, cilido prej tyre mbretëron në mjedisin e vet, jo gjetiu. Por, ndonjëherë takohen,dhe ai i forti ndeshet jashtë logjikës me atë të bukurin, për të vendosur se cili prej të dyve do të jetë padroni i tjetrit. Sepse zotërimi i tyre është
i natyrave të ndryshme, që nuk munden të kuptohen. Faji i tyre është dëshira për të mbretëruar kudo. Askush nuk do mundet t'ia dalë, madje as forca: Ajo në të vërtetë është e pafuqishme në mbretërinë e njohurisë, duke mundur të imponohet, veçse në veprimet e jashtme.

Tirania konsiston në dëshirën për të patur në një mënyrë atë ç'ka nuk mundet ta marrë në një mënyrë tjetër. Meritave të ndryshme u detyrohemi ndere të ndryshme, dashurisë bukurisë, frikës, forcës, besimit, shkencës.

Eshtë detyra jonë t'i ndërrojmë, e padrejtë për t'i refuzuar dhe e padrejtë t'ua kërkojmë të tjerëve. Fjalime të tilla janë të rreme dhe tiranike:
“Jam i bukur, kështu që duhet të më duan: Jam i fortë, kështu që duhet të më druhen: Jam ..” Por është po aq e vërtetë dhe tiranike të
thuhet :  “Meqenëse nuk është i fortë, nuk do ta vlerësoj. Nuk është i ditur, kështu që nuk do t'i druhem”