Si çdo natë,ai u shtri për të fjetur por si mund të flinte kur mendimet në kokë për ditën e nesërme po e gjuanin si një thikë në gjoks duke i shkaktuar ankth?!
E nesërmja ishte një ditë e veçantë,një ditë ndryshe,një ditë e cila do vendoste fatin e tij,një ditë që do i jepte kthesë jetës së tij rutinë.
E nesërmja po e priste me të papritura,me pyetje pa fund...dhe kështu nata iku pa gjumë,dhe dita u gdhi shumë shpejt,aq shpejt sa pyetjet ishin akoma pa përgjigje.
U grit për t'u larë,veshur...mori çantën dhe me shpejtësi futi dy kafshata bukë duke ikur për të kapur autobuzin për udhëtim.
Vraponte me ankth drejt autobuzit,me zemrën që i rrihte fort.
Për pak minuta e pa veten në sedilje duke marrë frymë thellë dhe duke i përzier me idetë për të papriturat.
Urbani u ndez dhe bashkë me të u ndezën dhe ndjenjat e tij.
Ashtu si rrugët plot kthesa,gropa e autostrada,ashtu punonte dhe mendja e tij për takimin që e priste dhe me personin që do takonte!
Urbani mbërriti më në fund në qytetin e madh,aty ku do bëhej takimi i fateve tona që do i jepte kthesë jetës sonë.
Telefoni im tringëllon dhe zërin e saj dëgjoj si një muzikë e largët që qetëson ankthin.
Më në fund,sytë tanë të tharë nga malli po takohen.
Me sytë të drejtuar nga njëri tjetri,me zemrat që rrahin fort,me gjakun që zien fuqishëm,me fytyrat tona të prera nga ndrotja dhe lodhja,krahët tona u hapën natyrshëm për t'u përqafuar,pa thënë asnjë fjalë të vetme,trupat tanë e gjetën veten në krahët e njëri tjetri duke nuhatur aromën e lëkurës,duke ndjerë gjakun që kishte hipur në tru të kokës,duke ndjerë zemrat që po qanin nga dashuria e çmendur.
Aty,në mes të rrugës,në mes kalimtarëve,në prani të dy personave të tjerë të cilët na vëzhgonin me buzëqeshje të bukur dhe plot dhembshuri,aty pranë një tempulli të Zotit ku pritej të bëheshin lutjet,aty pranë u takuan dy fatet njerëzore të cilat kishin kohë që prisnin për njëri tjetrin.
Jeta e tyre ndryshoi papritur nga ai përqafim plot mall,nga ai përqafim që vendosi për fatet tona.
Dhe ashtu,në heshtje,duke menduar se isha akoma në ëndërr u largova pak nga krahët e saj për t'a parë thellë në sytë e saj plot vuajtje dhe gëzim njëkohësisht.
Nëse nuk do ishin në praninë tonë dy personat që na shoqëronin,të cilat më zgjuan nga ajo ëndërr dhe më sollën në realitet,unë do isha akoma e zhytur në thellësitë e syve të saj.
Papritur dëgjoj zërin e saj duke për përshëndetur me ëmbëlsi,duke më prezantuar me miket e saj të cilat ishin si dy bodigarde... :p .
Më në fund,lëshova frymën i lehtësuar dhe mezi fola dy fjalë.
Vendosëm të shkonim të luteshim në tempullin aty afër para se të dilnim në atë qytet të madh,për t'a filluar udhëtimin tonë të jetës me lutje.
Pas lutjeve tona për dashurinë tonë,për jetën dhe familjet tona,udhëtimi ynë filloi!
Duke ecur për dore,duke ndjerë gjithçka që po kaloja me të,duke mos kuptuar asgjë se ku po shkoja,ku po shkelnin këmbët,e pashë veten në një botë tjetër,duke ndjerë dorën e saj në timen,duke u kapur për dore po ecnim në shoqërinë e dëshirave tona të fshehta të cilat prisnin të dëgjoheshin nga çasti në çast.
Por kjo nuk ishte e mundur,ne u mjaftuar me disa fjalë të ëmbla, përkëdhelje,përqafime dhe puthje!
Kjo ishte një romancë fantastike,një roman i shkruar me vepra,një poezi pa vargje,një pikturë me ngjyrat e natyrës,një ëndërr që çdo kush e ëndërron.
Ishim dy të dashuruarit më të lumtur në atë vend,në ato rrugë,në atë lokal ku vendosëm të puthnim sytë tanë.
Ato momente ishin momentet më të bukura,ishin notat muzikore më të padëgjuara,ishin gjithçka që mund të kërkoja nga kjo botë, momente që kanë lënë gjurmë për gjithë jetën.
Në këtë botë dashuria është e vetmja dhuratë për të kuptuar se asgjë tjetër nuk ka vlerë pa të!
Dhe unë jam një prej atyre që u është dhënë kjo dhuratë,një dhuratë pa të cilën kjo jetë do ishte një shkretëtirë.
Falenderoj Zotin që më mundësoi të njihem me një begati të tillë,një dhuratë që askush tjetër përveç Zotit nuk mund të t'a japë.
Falenderoj Zotin që më mundësoi të njihem me këtë begati para se të ikja nga kjo botë.
Falenderoj Zotin që më mundësoi të shijoj këtë dashuri mes dhimbjesh së kësaj bote.
Falenderoj Zotin që më mundësoi të përjetoj një përvojë e qetësi parajse në këtë botë.
Falenderoj Zotin që më mundësoi të të njihja dhe nuk do më vinte keq edhe nëse vdekja do më vinte në këtë moment sepse ajo çka desha nga kjo botë,unë e mora,e mora dashurinë për të cilën kanë nevojë të gjithë!