Saturday, September 29, 2018

Të besosh apo të mos besosh kjo është çështja

Të besosh apo të mos besosh ; kjo është çështja!

Është një ndryshim i madh midis njohjes së Zotit dhe dashurisë për të.
“Nëse do të kisha parë një mrekulli”, thonë, “do të besoja ”.

Si mund të jenë të sigurtë se do të bëjnë atë që nuk e njohin” Ata mendojnë se të fillosh të besosh do të thotë të adhurosh Zotin në formën e një raporti mondan dhe bashkëbisedimi. Besimi i vërtetë konsiston,
përkundrazi në përuljen ndaj një qënie universale, që kaq herë e kemi zemëruar dhe që me të drejtë në çdo moment të na humbasë,në pranimin e faktit që nuk mundemi për asgjë pa atë dhe se prej tij kemi merituar vetëm armiqësinë. Konsiston në njohjen e faktit se midis Zotit dhe nesh ekziston një kundërshti e pazvogëlueshme dhe asnjë raport nuk është i mundshëm pa një ndërmjetës.
Mrekullitë nuk shërbejnë vetëm për t'u kthyer tek feja, por edhe për të dënuar mëndjemadhësinë.

Mos u habitni nëse shihni njerëz të thjeshtë që besojnë pa arsyetuar.
Zoti u jep atyre urrejtje përballë vetvetes dhe dashuri për të. Ai zbut zemrën e tyre në besim. Nuk do arrihet asnjëherë të besohet, me besimin e dobishëm të fesë, nëse Zoti s'do t'ua zbuste zemrën, por kur t'ua ketë
përulur do të besojnë.

Disa besojnë dhe pa i lexuar shkrimet sepse kanë një gadishmëri të brendëshme përsosmërisht të shëndetëshme dhe sepse ajo që mësojnë prej fesë është e përshtatshme. Ata e ndiejnë se janë krijuar prej një Zoti. Ata nuk dëshirojnë të duan tjetër veçse Zotin, nuk duan të urrejnë veçse vetveten.

E ndiejnë se të vetëm nuk kanë mjaft forcë, se janë të pazotët të arrijnë tek Zoti dhe se nëse Zoti nuk shkon tek ata, nuk mund të kenë marrdhënie me të. Ata e ndiejnë ta thonë në fenë  se s'duhet tjetër veçse duhet dashur Zoti dhe urryer vetvetja, por duke qenë të gjithë të korruptuar dhe të pazotët për të arritur tek Zoti, Zoti për ta u  bë njeri për t'u bashkuar me krijesat. Nuk duhet gjë tjetër për të bindur njerëzit që kanë një prirje të tillë në zemër dhe që kanë këtë ndërgjegjëshmëri për detyrën e tyre dhe për pazotësinë vetiake.

Njohja e Zotit.

Ata që njohim prej besimeve të ndryshme dhe që besojnë edhe pa njohur profecitë dhe provat, gjykojnë po aq mirë sa ata që kanë njohje.
Ata gjykojnë me zemër, ndërsa të tjerët me intelekt.Zoti vetë i shtyn të besojnë në këtë mënyrë aq sa të bëhen përsosmërisht të bindur.
Mund të thonë se kjo mënyrë të gjykuari nuk është e sigurtë dhe se duke ndjekur heretikët dhe jobesimtarët gabojnë.

Mund të përgjigjen se jobesimtarët do të thonë të njëjtën gjë,por unë përgjigjem se ne kemi provat, që Zoti përul sipas të vërtetës ata që do të besojnë , ndërsa jobesimtarët nuk
kanë asnjë provë të asaj që thonë kështu që pohimet tona, për aq sa të ngjajshme, ndryshojnë në faktin që të parat janë të privuara prej provave, të tjerat janë të provuara në mënyrë të sigurtë.

E pranoj që një prej këtyre që besojnë pa patur nevojë për prova nuk do të dijë të bindi një jobesimtar që do të thoshte të njëjtën gjë për veten, por ata që njohin provat e besimit do të dinë të provojnë pa vështirësi, që ky besimtar është realisht i frymëzuar prej Zotit, përsa nuk mundet ta provojë vetë. Sepse Zoti duke shprehur me gojën e profetëve të tij, (që janë pa dyshim profetë) u ka hapur zemrën atyre me Dritën e Tij.

Të jesh i pandjeshëm deri në përçmimin e gjërave interesante dhe të bëhesh i pandjeshëm pikërisht përsa i përket asaj që na intereson më shumë,kjo do të thotë të mohosh inteligjencën tënde.
Tema më e dobishme që ka qenë, është dhe do të jetë është tema mbi Zotin,besimin dhe mosbesimin.
Kush i largohet kësaj teme të stërlashtë nuk ka mësuar asgjë në këtë jetë.