Tuesday, September 11, 2018

Ajo që më çudit, është kur shoh të tjerët që nuk habiten nga dobësitë e tyre.

Ajo që më çudit, është kur shoh të tjerët që nuk habiten nga dobësitë e tyre. Gjithkush prej nesh vepron në mënyrë të matur duke iu përshtatur gjendjes shoqërore në të cilën ndodhet, jo sepse ky zakon është i  marrë,por
sepse në të vërtetë do të ishin në gjendje të njihnin arsyen dhe drejtësinë.Në çdo moment ndihemi të zhgënjyer dhe për një formë qesharake poshtërohemi, mendojmë se faji është yni dhe jo i mënyrës që çdo ditë mburremi të kemi.Gjithsesi është mirë, që skeptikët nuk janë të shumtë në numër për lavdi të skepticizmit, në mënyrë që të shohësh sesi njeriu është i zoti për mendime
nga më ekstravagantet e tj të lindura dhe të pashmangshme, por të besojë
përkundrazi në një urtësi të natyrshme. Asgjë nuk e përforcon më shumë skepticizmin sesa fakti që disa nuk janë skeptikë. Nëse do të ishim të gjithë do të gaboheshim. Kjo doktrinë përforcohet për shkak të armiqve të saj më shumë se prej miqve, sepse dobësia njerëzore manifestohet më parë tek zia që nuk e njohin, se tek ata që e njohin.