Thursday, September 13, 2018

E tashmja

Nuk kënaqemi asnjëherë me të tashmen. Përshpejtojmë të ardhmen,pasi vonon të vijë, njësoj si për të nxitur vrapin, ose thërritur të shkuarën për ta ndalur, sikur të ishte tepër shpejt dhe kështu pakujdesshëm ,humbasim ndër kohëra, që nuk na përkasin , dhe për të vetmen atë që është e jona nuk mendojmë ,dhe jemi tepër të pavlefshëm duke u marrë me ato
që tashmë s'janë asgjë, duke iu larguar pa u menduar aspak të vetmes që ekziston.

Kjo varet nga fakti që zakonisht e tashmja na lëndon. Ia fshehim nënshtrimit tonë?
Sepse na hidhëron dhe kur është e këndshme, druhemi mos e shohim të na braktisë.

Përpiqemi ta mbrojmë me të ardhmen, dhe marrim përsipër të vendosim për gjëra që nuk janë në fuqinë tonë, për një afat kohor që nuk jemi aspak të bindur se do t'ja dalim.

Gjithkush po të shqyrtojë mendimet e veta do të kuptojë se të gjitha janë të përqendruara në të shkuarën ose në të ardhmen. Gati nuk mendojmë aspak për të tashmen dhe nëse e kalojmë nëpër mend është vetëm në funksion të së ardhmes. E tashmja asnjëherë nuk përmban fundin tonë. E shkuara dhe e tashmja janë mëse, vetëm e ardhmja është fundi ynë. Kështu nuk jetojmë kurrë , por shpresojmë të jetojmë dhe duke u pergatitur gjithmonë për të qenë të lumtur, është e pashmangshme që të ndodhë të mos jemi asnjëherë.