Saturday, September 15, 2018

Kush më vendosi këtu?

Kur mendoj sa pak zgjat jeta ime e përthithur nga perjetësia që i paraprin dhe ajo që e ndjek, hapësira e vogël që zë e shoh, e fundosur në madhësinë e pafundme të hapësirave që nuk i njoh dhe nuk më njohin, trembem dhe habitem të shoh vetveten këtu dhe jo tjetërkund, sepse nuk ka arsye që të jem këtu,kur ne mund të jemi më shumë atje, tani më tepër se dikur. Kush më ka vendosur? Për rregull dhe vullnet të kujt ky vend dhe kjo kohë më janë caktuar mua ?