Imagjinata!
Eshtë pjesa më mbizotëruese te njeriu,mjeshtre e gabimeve dhe falsitetit, në të vërtetë jo gjithmonë është e pabesë, sepse po të kishte,një rregull të pagabueshëm për gënjeshtrën, do të kishte edhe për që vërtetën. Duke qenë në më të shumtën e herëve e rreme, nuk lë asnjë shenjë të kësaj cilësie të vet, duke treguar pa bërë dallim të vertetën dhe falsen. Nuk flas për të marrët, flas për ata më të maturit, sepse pikërisht në ta, imagjinata merr të drejtën të dallojë njerëzit. Arsyeja ka një pretendim të bukur, ajo nuk mund t'iu atribuojë vlerë gjërave. Kjo fuqi superiore armike e arsyes, që argëtohet duke e kontrolluar dhe
mbizotëruar me qëllim për të treguar pushtetin e saj mbi çdo gjë, ka vendosur tek njeriu një natyrë të dyfishtë.
Ajo ka të lumturit dhe të palumturit e saj, të shëndetshmit, të sëmurët,të pasurit dhe të varfrit. Ajo shtyn arsyen të burojë, të dyshojë, të mohojë.Ajo zbeh ndjenjat dhe bën t'i ndiesh ato, ka të menduarit dhe të urtët e vet dhe asgjë nuk na irriton më shumë se të shohësh sesi kënaq bujtësit e vet shumë herë më plotësisht se arsyeja.
Kush ka një fantazi të gjallë e vlerëson vetveten në një mënyrë shumë më ndryshe nga sa mund ta bëjnë me arsye të maturit, i sheh në mënyre superiore shërbëtorët, diskuton me siguri impulsive. (Të tjerët janë të
ndruajtur dhe të pasigurtë), dhe si pasojë me fytyrën e qeshur fiton besimin e kujtdo, që e degjon.
Ja sesi këta të urtë imagjinarë gëzojnë vlerësimin e gjykatësve të njërit temperament, duke mos mundur t'i bëjnë të marrët të arsyetojnë, apo të bëjnë të lumtur, ndërsa arsyeja i bën të mjerë miqtë e saj dhe ndërsa
njëra i mbulon me lavdi, tjetra i mbulon me turp.
Nga i vijnë vlerësimi, respekti, dhe pandershmëria njeriut, veprat,ligjeve, fisnikëve, në qoftë se jo nga aftësia e të fantazuarit?
Të gjitha pasuritë e tokës janë të pamjaftueshe pa miratimin e saj. Nuk do thoshim ndoshta ai funksionar, pleqëria e respektueshme e të cilit
imponon respektin të gjithë njerëzisë,vepron sipas një arsyeje të pastër dhe sublime dhe që gjërat i gjykon për atë që janë në të vërtetë pa u ndalur në ato aksidente të kota,të zotë për të goditur imagjinatën e të dobëtve.
Shiheni se si i jepet predikimit me zellin e devotshëm, zjarrit të dhembshurisë në ndihmë të bindjes, të arsyes, ja tek është gati të dëgjojë
me një respekt të pashembullt, por kur shfaqet predikuesi, nëse natyra i ka bërë dhuratë një zë të dobët dhe tipare fizike të çuditshme, nëse
berberi e ka rruar keq dhe për më tepër , nëse rastësisht do të qe i përbaltur, vë bast që funksionari ynë, cilatdo qofshin të vërtetat e mëdha të shpallura do të humbë krejtësisht pamjen e tij të ashpër.
Mund të jesh filozofi më i madh në botë dhe të qëndrosh mbi një aks më të madh se ç'nevojitet, por nëse poshtë teje do të ndodhej një greminë edhe pse arsyeja të lind si një i sigurtë, imagjinata do të jetë më e fortë.
Të shumtë janë ata që nuk do të mund të mendonin pa u zverdhur dhe
mbuluar prej djersës.
Sigurisht nuk dua të bëj një listë të të gjitha pasojave. Kush nuk e di që pamja e maceve, e minjve, thyerja e një lapsi, etj vë në krizë arsyen?
Edhe me të urtët ndikohen prej tonit të zërit, që është në gjendje t'i japë forcë një diskutimi dhe një poezie. Simpatia dhe urrejtja ia ndryshojnë
fytyrën drejtësisë dhe një avokat i parapaguar mirë çështjen që mbron e gjen më të drejtë.!
Forca e ligjëratës së tij e bën të duket më mirë në sytë e gjykatësve të mashtruar prej pamjes së jashtme. Arsyetimi qesharak që era përkulet
në të gjitha drejtimet mund ta bëjë listën e veprimeve njerëzore të tronditura gati vetëm prej imagjinatës, sepse arsyeja është e detyruar të heqë dorë dhe ajo më e kujdesshmja (arsyeja) përmbledh si parim
ato, që imagjinata njerëzore ka ndërvendosur guximshëm gjithandej.
“Kush do të donte të ndiqte vetëm arsyen? Sipas gjykimit të pjesës më të madhe të njerëzve do të ishte krejtësisht i çmendur. Meqenëse kështu është pëlqyer duhet të pranojmë gjithë ditën dhe të shqetësohemi
për të mira qartësisht imagjinare. Pasi gjumi të na ketë shplodhur prej mendimeve të sjella nga arsyeja jonë imagjinare dhe të na ketë vendosur në një qetësi të admirueshme,nevojitet ta shkatërrojmë menjëherë, të ngrihemi për të rendur pas kinemave, të përkulemi para sugjestionimeve
të kësaj padroneje të botës.
Ja një prej parimeve të gabimit,por nuk është i vetmi.
Njeriu ka patur të drejtë duke i mbajtur të bashkuara këto dy fuqi,pasi edhe në kohë paqeje imagjinata e shtyn lehtësisht dhe në rast lufte nuk do të njihte kufij. Arsyeja nuk e zotëron asnjëherë imagjinatën, ndërsa
imagjinata e shfuqizon shpeshherë arsyen ”
Magjistratët tanë e kanë kuptuar mirë këtë mister. Togat e tyre , lëkurat , ku zhyten si mace të veshura me gëzof,pallatet ku mbajnë fjalime, zambakë e gjithë kjo mizanskenë ishte absolutisht e nevojshme. Nëse mjekët nuk do të vishnin këmisha dhe pandofla, profesorët kapele katrore dhe veshje tepër të gjera në
të katër anët, kurrë nuk do të kishin mundur të mashtronin njerëzit,të pazotët për t'i bërë ballë kësaj parade të vërtetë. Nëse gjykatësit
do të përfaqësonin drejtësinë e vërtetë, nëse mjekët do të njihnin artin e vërtetë të shërimit, s'do të kishim patur nevojë për berreta katrore. Dinjiteti i këtyre shkencave do të ishte i respektueshëm në vetvete, por duke qenë shkenca imagjinare është e pashmangshme
që të mos kenë nevojën e këtyre mjeteve të ndryshme për të goditur imagjinatën me të cilën kanë të bëjnë dhe është pikërisht kjo, e cila siguron respektin e tyre.
Vetëm ushtarakët nuk mashtrohen në këtë mënyrë, pasi roli tyre është më themelor: imponohen me anë të forcës, të tjerët me ledhet.
Pikërisht për shkak të kësaj, udhëheqësit tanë nuk kanë dëshiruar të tilla sajime të ngjashme, mu panë maskuar me veshje të jashtëzakonshme për t'u dukur të tillë, por pranojnë të shoqërohen nga rojet. Këto trupa
të armatosura që kanë duar dhe forcë vetëm për këtë,armë, tromba dhe tambure, që përparojnë në krye dhe legjione prej të cilave janë rrethuar, bëjnë të dridhen edhe më të guximshmit. Nuk kanë veshjen,por forcën. Duhet të kesh një arsye vërtet të pastër për të parë në personin e tij të mrekullueshëm prej mijëra oborrtarësh veçse një njeri.
Vetëm duke parë një avokat apo gjykatës me togë dhe kapele mbi krye të krijohet një përshtypje e mirë a bindje për aftësinë e tij. Imagjinata zotëron gjithççka,asaj i përkasin bukuria, drejtësia, lumturia që në botë janë
gjithçka. Do të më pëlqente të shihja atë librin italisht, të cilit nuk i di veçse titullin dhe vlen sa për shumë të tjerë: “Për opinionin mbret të botës”.
Nënvizoj këtë libër edhe pse pa e njohur përveçse për të keqen e mundshme që përmban. Janë përafërsisht efektet e kësaj aftësie mashtruese, që duhet të na jenë dhënë pikërisht për të na nxitur me domosdoshmëri drejt gabimit. Ka edhe parime të tjera.
Përshtypjet antike nuk janë të vetmet të afta për të na tërhequr drejt mashtrimi, magjepsjes të resë dhe kanë të njëjtën fuqi. Prej këtej rrjedhin zënkat midis njerëz që qortohen me njëri-tjetrin, ose ndjellin bindjet e rreme të krijuara gjatë femijërisë, ose kërkojnë me guxim ato të rejat. Nëse ndokush ndodhet në mesin e duhur le të provojë të bëjë përpara.
Nuk ekziston parimi sado i natyrshëm të jetë si edhe pas fëmijërisë që të mos jetë e mania t'i atribuohet një bindje e rreme frymëzuar prej edukimit,ose ndjenjave.
“Ju besoni se boshllëku është i mundshëm” thuhet, " sepse qysh prej fëmijërisë, duke parë se në një sënduk nuk ndodhej asgjë, e keni besuar të boshatsur?
Eshtë një iluzion i ndjenjave tuaja, përforcuar prej zakoni,që shkencës i duhet ta korrigjojë.”
Të tjerë thonë: “Meqenëse qysh prej shkollës ju kanë thënë , që boshllëku nuk ekziston, kanë kompromentuar sensin tuaj të përbashkët,që e kuptonte aq mirë përpara kësaj bindjeje të keqe, që tashmë duhet korrigjuar duke tu drejtuar natyrës tuaj orgjinale”
Kush pra ka mashtruar, ndjenjat apo edukimi?
Pastaj kemi edhe një tjetër shkallë gabimesh, lëkundjet. Ato ndryshojnë gjykimin dhe ndjeshmërinë. Dhe nëse ato të rëndat e
ndryshojnë në mënyrë të dukshme, nuk kam arsye për të dyshuar që të Iehtat, në përpjestim të kenë shenjën e tyre.
Interesi ynë është një tjetër instrument i mrekullueshëm për të krijuar një qartësi të bindshme. Më të paanshmit ndër njerëzit nuk i lejohet të bëhet gjykatës në një çështje, që ai ka interes. Njoh disa që për të mos rënë në njëanshmëri, janë bërë më të padrejtë se çdokush në kahun e kundërt. Ekzistonte një mënyrë e sigurtë për të shkatërruar një çështje
absolutisht të drejtë : Të rekomandohet prej të afërmve më të ngushtë.Drejtësia dhe e vërteta janë dy pika kaq të brishta, që mjetet tona janë tepër të rrumbullakta për t'i arritur ato me saktësi. Kur kjo ndodh, ata e prishin majën, duke u mbështetur në njërën anë, më tepër mbi gënjeshtrën se mbi të vërtetën.
“Njeriu pra është bërë në mënyrë kaq të lumtur, që të mos ketë asnjë parim të duhur për të vërtetën, por shumë të tillë të shkëlqyeshëm për gënjeshtrën. Le ta shohim tani sesi.
Por shkaku më qesharak i gabimeve të tij është lufta midis ndjenjave dhe arsyes”
Njeriu nuk është veçse një objekt përplot me një gabim të natyrshëm dhe të pashlyeshëm pa hirin . Asgjë nuk i tregon të vërtetën. Gjithçka e
mashtron. Dy burimet e të vërtetës, arsyeja dhe ndjenjat, përveç faktit që nuk kanë sinqeritet, mashtrohen reciprokisht: ndjenjat devijojnë arsyen me paraqitjet e rreme. Por mashtrimi me të cilin arrijnë shpirtin, kthehet tek vetë ata, kjo është hakmarrja e tij... Janë të turbulluar prej pasioneve të shpirtit, që u ndryshojnë bindjet e formuara. Gënjejnë duke u mashtruar për gjithë këtë çeshtje.
Por përveç këtij gabimi aksidental, që rrjedh prej mungesës së mirëkuptimit midis aftësive heterogjene...kemi dhe aftësinë të lindur dhe hyjnore e cila është rregullues i i gjithçkaje ; pendimi me ndërgjegje.
Pendimi i ndërgjegjshëm është pjekuria e vetme që të mëson arsyeja e formuar nga gabimi i natyrshëm!