Monday, September 24, 2018

Murgu dhe ushtari

Ç'ndryshim midis mënyrës si bindet një ushtar dhe një murg! Edhe pse mund të jenë në masë të barabartë të bindur dhe të nënshtruar,ushtari do të shpresojë gjithmonë të bëhet dikush që urdhëron, pa arritur të bëhet asnjëherë, pasi edhe kapitenët dhe princërit janë gjithmonë
skllevër dhe të nënshtruar, por gjithsesi shpresojnë dhe impenjohen vazhdimisht për t'u bërë, ndërsa murgu nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të mos jetë kurrë tjetër veçse i nënshtruar. Kështu ata nuk ndryshojnë përsa i përket një skllavërie të vazhdueshme, që duhet gjithmonë ta vuajnë, por prej shpresës që në njërin ndodhet gjithmonë, në tjetrin kurrë.