Të gjithë njerëzit kërkojnë të jenë të lumtur. Përsa mundet që të na informojnë, kjo vërtetohet pa përjashtim. Të gjithë përpiqen për këtë qëllim. Kush shkon në luft, ose kush nuk shkon të gjithë shtyhen prej të njëjtës dëshirë edhe pse me ide të ndryshme.
Vullneti nuk lëviz me një hap nëse jo në këtë drejtim. Është shkaku të gjitha veprimeve të të gjithë njerëzve.
Dhe sidoqoftë, pas shumë kohësh, nuk ka qenë asnjëherë dikush që,pa besim, të ketë arritur atë që të gjithë dëshirojnë vazhdimisht. Të gjithë ankohen, princër, të nënshtruar, fisnikë, plebej, pleq, të rinj, të fortë, të dobët, të ditur, të paditur, të shëndetshëm, të sëmurë, të çdo vendi, në të gjitha kohërat, në çdo moshë, dhe në të gjitha kushtet.
Një dëshmi kaq e zgjatur, vazhdon edhe njëtrajtshmërisht duhej absolutisht të na bindte për pazotësinë tonë për të arritur tek e mira
vetëm me forcat tona. Por shembulli na vlen pak. Nuk na duket asnjëherë kaq përsosmërisht e përshtatshme për të përjashtuar një ndryshim të lehtë dhe pikërisht prej këtyre i ripremtojmë njëri-tjetrit në një rast a në një tjetër, kënaqjen e pritjeve tona dhe kështu me një të tashme që gjithmonë na zhgënjen, përseja na mashtron dhe prej fatkeqësie në fatkeqësi çon deri në vdekje që do të thotë në ngritjen e përjetshme.
Pse na thërrasin atëherë, zilia dhe pafuqishmëria, veçse dikur me njeriun ka ekzistuar një lumturi e vërtetë , prej së cilës tashmë na mbetet veçse shenja dhe gjurmë të boshatisura, që ajo më kot përpiqet të mbushë
megjithëse e thonë duke bërë t'i ripremtojnë gjërat e munguara dhe ndihmën, që nuk e merr prej atyre të tanishme, por me fat, pasi kjo greminë e pafund nuk mund të mbushet veçse prej një realiteti të pafundëm dhe të pandryshueshëm, domethënë Zoti vetë.
“Vetëm Ai është e mira e tij e vërtetë. Dhe që unik, që në natyrë nuk gjendet asgjë tjetër në gjendje t'i zerë vendin, yjet, qielli, toka, elementet, bimët, lakra, pore, insektet, viçat, gjarpërinjtë,temperatura, murtaja, lufta, uria, veset, kurorëshkeljet, incesti.
Që kur kemi humbur të mirën e vërtetë, gjithçka mund të duket e mirë edhe vetë shkatërrimi ynë edhe pse i kundërt me Zotin, arsyen dhe natyrën sëbashku.
Disa e kërkojnë në autoritetin, të tjerë në gjërat e rralla dhe shkencat,të tjerë duke u dhënë kënaqësirave.Të tjerë akoma dhe efektivisht janë ata që i janë afruar më shumë kanë reflektuar mbi rrethanën që domosdoshmërisht kjo është e mira universale, e dëshiruar prej të gjithë njerëzve, nuk duhet të qendrojë në
asnjë gjë të veçantë, që të mund të jetë e zotëruar prej një të vetme,që, e ndarë midis të paktëve ose shumtëve, do të lëndonte zotëruesit e ndryshëm për pjesën që do të privoheshin, më tepër se t'i gëzonte për atë që
ata e kanë kuptuar që e mira e vërtetë s'duhet të jetë e tillë që të gjithë mund ta kenë pa zvogëlim dhe zili dhe që askush të mund ta humbasë kundër vullnetit ; dhe arsyeja është që, duke qenë kjo deshirë e lidhur me njeriun, meqenëse domosdoshmërisht ndodhet në
të gjithë dhe askush nuk mundet të mos e ketë, e përfundojnë ...për nesër.
Më kot, o njerëz, kërkoni, në veten tuaj shërimin për mjerimet tuaja.
E gjithë inteligjenca juaj mundet veçse t'ju bëjë të kuptoni që nuk do ta gjeni tek ju as të vërtetën as të mirën.
Filozofët ua kanë premtuar, por nuk kanë ditur ta bëjnë. Ata nuk e dinë cila është e mira juaj fillestare, as se cila është gjendja juaj fillestare. Unë mundem vetëm t'ua mësoj këto gjëra dhe cila është mirësia e vërtetë dhe këtë ua mësoj atyre që më degjojnë. Librat që vura në duart e njerëzve janë të qarta në këtë pikë, por nuk kam dashur që kjo lloj dije të ishte shumë e dukshme. Unë u mësoj njerëzve, ate çfarë mund t'i bëjë të lumtur. Pse refuzoni të më dëgjoni?
“Mos kërkoni kënaqësinë mbi këtë tokë, mos shpresoni asnjë gjë prej njerëzve, e mira juaj gjendet veçse tek Zoti dhe lumturia më e madhe qëndron në të njohurën e Zotit, duke na bashkuar me të përgjithmonë në përjetësi. Detyra juaj është ta doni me gjithë zemër . Ai ju ka krijuar...”
Si do të munden t'ju japin shërim për dhimbjet tuaja, nëse as nuk dinë se kush janë ato. Sëmundjet tuaja më të mëdha janë krenaria që ju largon prej Zotit.
Mëkatet që ju mbajnë të lidhur me tokën. Ata
nuk bëjnë tjetër veçse ushqejnë njërën, ose tjetrën prej këtyre sëmundjeve.
Nëse ju kanë vënë si qëllim Zotin ka qenë vetëm për të realizuar mendjemadhësinë tuaj ; ju kanë bërë të besoni se ishit të ngjashëm me
Të dhe të së njëjtës natyrë. Ndërsa ata që e kanë kuptuar këtë pretendim të kotë, ju kanë shtyrë drejt një honi tjetër duke ju bërë të besoni që ishit të së njëjtës natyrë me kafshët dhe ju kanë bindur të kërkoni të mirën në këto mëkate që janë pronë e jetës së kafshëve.
Nuk është sinqerisht kjo mënyra për t'u shëruar nga padrejtësitë që këta "dijetarë" ju kanë njohur.
Nëse bashkoheni me Zotin, kjo vjen prej hirit të tij , jo prej natyrës.
Nëse vini të përulur, kjo vjen prej sakrifikimit dhe jo prej natyrës,kështu kjo aftësi e dyfishtë,gjendja juaj nuk është më si atëherë,kur u krijuat.
Me t'i zbuluar këto dy gjendje është e pamundur të mos i rinjihni.
Ndiqni veprimet tuaja.
Vëzhgoni natyrën tuaj dhe do të shihni të
zbuloni gjurmët e gjalla të këtyre dy natyrave.