Sunday, September 30, 2018

Fukara me shpirt të pasur dhe i pasur me shpirt të varfër

Më mirë një fukara me shpirt të pasur apo një të pasur me shpirt të varfër?

Shpirti i pasur e njeh kuptimin e jetës, ndërsa shpirti i varfër nuk e di kuptimin e pasurisë.

Shpirti i pasur nuk dëmtohet nga varfëria, ndërsa shpirti i varfër dëmtohet nga pasuria.

Një i pasur me shpirt të varfër nuk është i dobishëm me pasurinë e tij,ndërsa një i varfër nuk është i dëmshëm me varfërinë e tij.

Por një shpirt i pasur ka një favor më shumë sesa i pasuri.Ai me shpirtin e tij duron sprovat dhe i gëzon të tjerët me mirësinë e sjelljes së tij, ndërsa i pasuri i gëzon të tjerët vetëm me pasurinë e tij.

Për shpirtin e pasur kanë nevojë të gjithë,të pasur e të varfër,ndërsa për një të pasur kanë nevojë vetëm ata që duan pasurinë e tij.

Një i varfër e ka të vështirë të plotësojë nevojat e tij por një i pasur e ka të vështirë të jetojë me pasurinë e tij sepse një shpirt i varfër nuk kënaqet kurrë, ndërsa një shpirt i pasur është gjithnjë i kënaqur.

I pasuri me shpirt të varfër arsyeton duke u nisur nga xhepat,ndërsa i varfëri me shpirt të pasur arsyeton duke i nisur nga veprat.

Do thoni ju : - ka njerëz të pasur me shpirt të pasur dhe të varfër me shpirt të varfër!
Sigurisht që ka por këta qenkan shumë të rrallë dhe po rrallohen çdo ditë e më shumë!