E nëse një ditë do të vij,
ti kujtomë si herën e parë.
E në qofsha unë ndryshe,
veç të shuaj mallin e marrë
E nëse është fjalë e fundit,
ku ka më mirë se për ty.
Ta lexosh atë me ëndje,
të kujtosh sa të marrë ishim të dy.
Jo mo jo se fjala qëndron,
aty skutave të zemrës.
Kot lodhen e thonë harron,
në qoftë e mirë ja kalon dhe erës.
Kështu që prit pa u lodhur,
do të vij si herën e parë.
E ëmbla fjalë e dorës sime,
që goja pret për ta marrë.
................................................