Njeriu ka nevojë të shpresojë diku sepse shpresa është ushqim që të mban gjallë.
Por zakonisht,njeriu e lidh zemrën duke shpresuar në njerëz dhe ngjarje të gabuara, prandaj ndodh të zhgënjehet.
Sigurisht që askush nuk mund të shpëtojë nga zhgënjimi sepse kjo vjen nga dobësia e natyrës njerëzore.
Mirëpo duke e ditur këtë fakt,njeriu duhet të presë edhe zhgënjimin pa u lënduar deri në humbje të vetes,kohës dhe mundësive të tjera.
Forca qëndron në këtë bindje,bindje e cila të jep përsëri shpresë të re e cila të bën të harrosh zhgënjimin.