Monday, September 17, 2018

Argëtimi që të vjedh

Argëtimi që të vjedh!
Nëse njeriu do ishte i lumtur, aq më tepër do të ishte sa sikur me pa të ishte i superqëndruar prej kësaj gjendjeje të tij.
-Po, por lumturia nuk konsiston ndoshta në kënaqësinë e argëtimit ?

- Jo, sepse këto vijnë prej të tjerëve dhe prej së jashtmi e kështu janë kalimtare dhe subjekte për t'u prekur prej aksidenteve të pafund që e
bëjnë të pashmangshme hidhërimin.
Meqenëse njeriu nuk ka mundur të shërohet prej vdekjes, prej mjerimit dhe paditurisë ka vendosur të jetë i lumtur duke mos menduar për to.
Pavarësisht këtyre mjerimeve njeriu dëshiron të jetë i lumtur dhe nuk dëshiron tjetër dhe nuk mundet të mos dëshirojë.
Por ç'mund të bëjë?
Do të nevojitej të bëhej i pavdekshëm, por duke
mos ia arritur ia ka ndaluar vetes të mendojë për këtë.

Ndiej që mund të mos kem ekzistuar, kjo në të vërtetë përkon me mendimin tim, domethënë unë që mendoj se nuk do të kisha ekzistuar,
nëse nëna ime të ishte vrarë para se të më nxirrte në dritë, domethënë nuk jam një qenie e domosdoshme. Nuk jam madje as i perjetshëm as i pafundëm, por shoh mirë se në natyrë ekziston një qenie e domosdoshme, e përjetshme dhe e pafundme.

Atëherë kur kam filluar të mendoj format e ndryshme të shqetësimeve të njerëzve, rreziqeve dhe dhimbjeve që u ekspozuan në oborr, në luftë,nga të cilat shfaqen aq shumë grindje, pasione mësymje të guximshme e
shpesh keqdashëse, i kam thënë vetes se gjithë palumturia e njerëzve vjen nga një gjë e vetme, që nuk di të rrijë rehat në një dhomë. Një njeri që ka mjaft për të jetuar, nëse do provonte kënaqësi duke qëndruar në
shtëpi, sigurisht nuk do të dilte për të shkuar në det a në vendndodhjen e një kështjelle, e nëse nuk do të dukej e padurueshme të qëndronte në qytet, kurrë më nuk do të blinte me çmim të shtrenjtë një post në ushtri, dhe kërkojnë bisedat dhe kënaqësitë e lojës vetëm e vetëm se nuk dinë të rrinë rehat në shtëpi.

Duke reflektuar më shumë kam gjetur shkaqet e të gjitha fatkeqësive tona, kam menduar se ekziston një me të vërtetë autentike, që konsiston në palumturinë natyrore të gjendjes sonë të dobët, të vdekshme dhe kaq të mjerë sa asgjë nuk mundet të na ngushëllojë kur e mendojmë seriozisht.

Çfarëdo gjendjeje që do mundeshim të imagjinonim, që të përmbajë të gjitha të mirat e mundshme, mbretëria mbetet vendi më i mirë në botë dhe gjithsesi imagjinojmë një mbret të rrethuar prej gjithë kënaqësisë, që mund të arrihet. Sapo braktis çdo argëtim, i braktisur në
mendime dhe të reflektojë mbi gjithçka që është e gjithë lumturia e tij e brishtë nuk do të mjaftojë për ta mbajtur, me siguri do të bjerë në
mendime kërcënuese për revoltat që mund t'i ndodhin dhe së fundmi për vdekjen dhe sëmundjet e pashmangshme, kështu që do të mbetet pa atë që quajmë argëtim dhe ja tek e shohim fatkeq, madje më fatkeq se më i fundit prej të nënshtruarve të tij, që luan e argëtohet.
Prej këtej rrjedh që loja dhe bindjet me gratë, lufta, detyrat e rëndësishme, janë kaq shumë të kërkueshme, sigurisht jo sepse përkufizojnë lumturinë, as sepse mendohet se bekimi i vertetë konsiston në pasjen e parave, që mund të fitohen në lojë, a në gjahun që ndjek: të
njëjtat gjëra nëse do të na afroheshin nuk do t'i kishim dëshiruar. Nuk po kërkojmë sigurisht këtë praktikë gjakatare dhe monotone që lihet të mendohet prej gjendjes sonë fatkeqe, as rreziqet e luftës, as kokëçarjen e ofiqeve, por rrëmuja që na largon prej të menduarit mbi to, dhe na shpërqendron. Ja pse njerëzit duan aq shumë zhurmën dhe pështjellimin.
Ja pse burgu është një torturë aq e tmerrshme dhe kënaqësia e vetmisë diçka e pakuptueshme dhe së fundi shkaku më i madh për të cilin gjendja e mbretërve është një gjendje e lumtur, qëndron në faktin që tentohet
pa pushuar për t'u argëtuar dhe për t'u sjellë atyre çdo lloj kënaqësie.Kjo është gjithçka që njerëzit kanë mësuar të sajojnë për të qenë të lumtur,dhe ata që filozofojnë mbi gjithë këtë duke thënë se njerëzia është pikërisht e privuar prej arsyes nëse kalon gjithë ditën duke rendur pas një lepuri që nuk do të dëshironte ta blinte, nuk e njohin aspak natyrën njerëzore. Nuk është lepuri që na mbron prej mendimeve, vdekjes dhe mjerimeve që ua rrethojnë, por gjuetia. Dhe kështu ku do t'i qortosh se
kërkojnë me aq mund, atë që nuk do mundet t'ua shpërblejë nëse do të përgjigjeshin, që në gjithë këtë kërkojnë një shpenzim kohe, të
dhimbshme dhe të guximshme që t'i largoje prej të menduarit në vetvete dhe pse pikërisht për këtë që paravendosin një qëllim tërheqës, që t'i magjepsë dhe joshë zjarrmisht do t'i linin kundërshtarët e tyre pa bërë zë.Por nuk përgjigjen kështu, sepse nuk e njohin vetveten. Nuk e dinë se po kërkojnë gjuetinë dhe jo gjahun. Ata mendojnë se nëse do ta kapin atë gjah në vijim do të pushonin me kënaqësi pa kuptuar natyrën e pangopur të ambijes së tyre për pasuri, besojnë krjësisht me mirëbesim
e po kërkojnë pushimin, ndërsa nuk ndjekin veçse magjepsjen, bindjen nga një instikt që bluhet, i cili i shtyn për të kërkuar jashtë vetvetes arsyen dhe humbjen e kohës, që vjen prej ndërgjegjësimit të mjerimit të tyre të vazhdueshme.

Por ekziston edhe një instikt tjetër i fshehtë, një kujtim i madhështisë së natyrës sonë të parë, që të bën të ndërgjegjshëm sesi lumturia ndodhet në qetësinë, jo në zhurmën dhe këto dy instikte të kundërt formojnë midis tyre një perspektivë të turbullt, të fshehur në vetevete në fund të shpirtit që i shtyn të ndjekin pushimin nëpërmjet turbullimit dhe duke iluzionuar çdo herë që shpërblimi që nuk njohin do të arrijë kur, pasi të jenë kaluar vështirësitë për të cilat janë të ndërgjegjshëm do t'u hapen dyerte paqes. Është kështu që rrjeth gjithë jeta: kërkohet qetësia duke u
përballur me vështirësitë, por sapo i kemi kapërcyer, pushimi bëhet i padurueshëm për mërzinë që u shkaktohet: na duhet të dalim për të lypur pak lëvizje. Sepse mendojmë gjithmonë për mjerimet e tanishme,ose për ato që na kërcënojnë. Dhe kur e mendojmë veten mjaft të sigurtë nga çdo anë, mërzia, me autoritetin e saj të zakonshëm, nuk do të rreshtë së dali prej thellësisë së zemrës ku ka rrenjë të natyrshme, duke e mbushur shpirtin me helm.
Njeriu është kaq fatkeq sa për t'u mërzitur nuk ka nevojë për motive,i mjafton gjendja e natyrës së tij dhe është aq i brishtë sa edhe pse ka me mijëra motive të vlefshme për t'u mërzitur i mjafton një gjë shumë e
vogël, si një top bilardoje, për ta argëtuar. Pse ai burrë që prej vetëm pak muajsh ka humbur lirinë e tij të vetme dhe që ende pa këtë mungesë i zënë me procese e grindje, ishte aq i turbulluar, tashmë nuk e mendon më ? Mos u habitni, është tepër i përqendruar për të parë nga cili drejtim do të kalojë çakalli që qentë po e ndjekin me aq energji që prej gjashtë
orësh: mjafton kjo. Sado që një njeri të jetë i mbushur me hidhërim nëse arrin ta argëtosh në ndonjë farë mënyre e harron ,dhe ja i lumtur në atë copë kohe por sado i lumtur të jetë njeriu, dhe nuk ka argëtim, ose nuk është i
rrëmbyer prej ndonjë pasioni, ose argëtimi që i ndalon mërzisë të marrë vrull, shumë shpejt do të ndjehet i trishtuar dhe fatkeq. Pa argëtime nuk ka gëzim: me argëtime nuk ka trishtim: dhe pikërisht kjo përbën lumturinë e njerëzve të shtresës së lartë, me një shpurë njerëzish që i bëjnë e plot fatkeqësi. Ndaj kjo rregullisht shmanget dhe përreth njerëzve të familjes së vertetë nuk mungon kurrë kush kujdeset të alternojë argëtime me çështjet shtetërore dhe që bën llogaritë e kohës së lirë për ta mbushur
me gjëra të pëlqyeshme dhe lojra, me qëllimin e vetëm që të mos i pushtojë zbrazëtia. Dua të them që janë të rrethuar prej njerëzve që kanë detyrën e jashtëzakonshme që të pengojnë që mbreti të mbetet vetëm dhe në gjendjen kur mund të mendohet, duke e ditur mirë që
përsa kohë do të jetë mbret, duke u menduar do të ndihej i mjerë. Me të gjithë këtë nuk synoj të flas për mbretër si besimtarë, por vetëm si
mbretër.

Eshtë më lehtë të përballosh vdekjen pa e menduar, sesa mendimin e vdekjes pa rrezikuar.

Qysh prej fëmijërisë shtypim njerëzit me shqetësime për nderin e tyre, pasuritë, miqtë dhe ende më shumë për pasuritë dhe nderin e miqve të tyre, i shtypim me shqetësime, me mësimin e gjuhëve dhe vështrimet dhe i bëjmë të besojnë se nuk do të munden të jenë të lumtur nëse shëndetii tyre, nderi, pasuria dhe ato të miqve të tyre nuk do të jenë në gjendje të mirë dhe se do të jetë e mjaftueshme mungesa e një gjëje të vetme për t'i bërë fatkeqë. Kështu u jepen atyre detyra dhe çështje që i vënë në shqetësim qysh sa agon dita.

“Ja do të thoshit -  një mënyrë vërtetë e çuditshme për t'i bërë të ndjehen të lumtur ; - Si mund të sajohet ndonjë gjë tjetër të ndihen fatkeqësë?  Do të mjaftonte t'u hiqje atyre të gjitë shqetësimet, veçse atëherë do të shiheshin e do të mendoheshin për atë ç'ka janë, prej nga vijnë, ku shkojnë, e për këtë nuk ngarkohen këto dhe nuk u humbet vëmendja, asnjëherë, mjaftueshëm, Për këtë pasi i ke
përgatitur aq shumë gjëra për të bërë, nëse u mbetet ndonjë moment qetësie i këshillohet të pengohet të argëtohet, të luajë, të impenjohet
gjithmonë krejtësisht në diçka.

Sa e thellë është zemra e njeriut dhe plot kundërshtira.