Friday, September 14, 2018

Pyetja e gazetarit

Më ndalon një gazetar në mes të rrugës dhe me atë qëndrimin sikur do më bënte një pyetje të thellë dhe të rëndësishme më thotë : - Më falni, mund t'ju pyes...

Pa mbaruar pyetjen e pyeta... :
Koha ime është më e çmuar për të dhënë një përgjigje ndaj pyetjeve tuaja,prandaj nëse ju pagueni për të bërë pyetje,unë mund të humbas më shumë për të dhënë përgjigjet që ju  kërkoni.
Kështu që nëse ju keni mundësi të paguani kohën time, atëherë do jua kthej përgjigjet që kërkoni.
Pra,a jeni të gatshëm të paguani?

...heshtje tepër e gjatë nga ky gazetar,një heshtje që vlente më shumë sesa rroga që merrte! 😃😁