Njerëzit që kanë mirësi nxitin të mirën në mënyrën më të mirë duke përdorur çdo të mirë që posedojnë ; njerëzit që janë të drejtë frenojnë të keqen në mënyrën më të drejtë duke përdorur metodat më të drejta që posedojnë.
Njerëzit që frenojnë të mirën,që nuk gëzohen për të mirën janë njerëzit më të prishur.
Ata që lejojnë të keqen dhe heshtin ndaj saj duke e parë që po përhapet,janë shejtanë memecë dhe sprova më e madhe për njerëzit që kanë rreth vetes.
Prandaj bëhuni prej atyre të cilët " ...nxitin për të mirë dhe frenojnë të keqen..."