Erdhën dhe ikën shumë...e shumë të tjerë do vinë e do ikin.
Të gjithë e donin kur erdhën sepse secili dëshironte të merrte atë që donte...e secili iku duke marrë atë për të cilën erdhi por kuptuan që nuk kishin ardhur se atë e donin por sepse diçka donin.
Të gjithëve u dha atë që ata dëshironin por askujt nuk i dha atë që ai donte të jepte sepse secili erdhi me dëshirat e veta!
Të gjithë erdhën dhe ikën të varfër... ndërsa ai më shumë u pasurua prej tyre,jo duke marrë por duke dhënë,jo duke fituar por duke njohur,jo duke shijuar por duke mësuar.
Ai i bë mësues i vetvetes dhe nxënës i të gjithëve!