Njëri thotë që e mira supreme është virtyti, tjetri e identifikon në kënaqësinë, një tjetër me ndjenjën e natyrës, një tjetër në të vërtetën një me paditurinë e plotë, një me mospërfilljen, tjetri në rezistencën ndaj paraqitjes së jashtme, një në mosmrekullinë pas asgjëje.
Skeptikët e vërtetë në boshllëkun e tyre, në dëshpërimin dhe pezullimin, e pafundëm të gjykimit, ndërsa të tjerë, më të mençur, thonë
se nuk mund të gjendet dhe as të dëshirosh ta gjesh. Ja tek i shohim të rregulluar.
Mbi çfarë njeriu do të themelojë ekonominë e botës, që dëshiron të qeverisë? Ndoshta mbi kapriçon e individit? Ç'konfuzioni.Mbi drejtësinë?
E injoron. Nëse do ta njihte, sigurisht nuk do ta kishte formuluar kërë vaksinë, më e përgjithshmja ndër ato njerëzore : Çdonjëri të ndjekë zakonet e vendit të tij
Shkëlqimi i drejtësisë së do të kishte nënshtruar të gjithë popujt.Dhe ligjvënësit do të kishin marrë si model këtë drejtësi të pandryshueshme, në vend të fantazive dhe kapriçove. Do ta shikoje të ngulitur në të gjitha shtetet e botës dhe në të gjitha kohërat, ndërsa përkundrazi janë duke parë që apo e padrejtë qoftë, mund të shmangë të ndryshojë cilësinë
ndryshuar klimën. Tre gradë gjerësi gjeografike do të trondisnin të jurisprudencën. Një meridian bëhet arbitër i të vërtetës. Mjaftojnë pak vite zotërim dhe ligjet themelore ndryshojnë, e drejta ka epokat e saj,hyrja e një faze tek një tjetër përcakton origjinën e një krimi. Ç'drejtësi e bukur që ka për kufij një rrjedhë vije uji! E vërtetë në këtë anë ,gabim në tjetrën.
Të pranojmë që drejtësia nuk qëndron në zakonet, por në ligjet e natyrshme të përbashkëta për të gjitha vendet. Nëse guximi i rastit që hodhi farën e ligjeve njerëzore do të kishte gjetur të paktën një që të ishte universal, do të kishte arsye për ta mbështetur pafundësisht. Por gjëja qesharake është që shumëllojshmëria e kapriçove njerëzore nuk ka
bërë të mundur asnjë.
Vjedhja, incesti, vrasja e bijëve dhe e etërve nuk ka asgjë që të mos ketë vendin e saj ndërmjet veprimeve të virtytshme. Ekziston diçka më qesharake se fakti që një njeri ka të drejtë të më vrasë, sepse jeton në anën tjetër të një lumi dhe sovrani i tj është në grindje me timin, edhe pse unë mund të mos jem me të! Pa dyshim që ekzistojnë ligje por kjo arsye e bukur e kompromentuar ka kompromentuar gjithçka:
Prej këtij pështjellimi, rrjedh, që njëri thotë që thelbi i drejtësisë është autoriteti i ligjvënësit, tjetri përparësia e sovranit, një tjetër zakon i
momentit dhe është mendimi më i bazuar. Sipas arsyes së kulluar asgjë nuk është e drejtë në vetvete dhe me kohën gjithçka shkatërrohet.Drejtësia zgjidh gjithçka me zakonet për faktin e vetëm se ky pranohet.
Eshtë themeli mistik i autoritetit të saj. Kush përpiqet ta drejtojë në parimin e tij e shkatërron. Asgjë nuk është më fajtore se ato ligje që drejtojnë gabim. Kush u bindet atyre që janë të drejta, i bindet një drejtësie imagjinare, dhe sigurisht jo thelbit të ligjit. Ajo është e gjitha e mbyllur në vetvete. Është veçse një ligj asgjë më shumë. Kush do ta dëshirojë ta
shqyrtojë themelimin, do të zbulojë që ky (ligj) është aq i dobët e i lehtë,sa nëse nuk është i mësuar duke vëzhguar mrekullitë e imagjinatës
njerëzore, do të mahnitet se si një epokë i ka ofruar aq shumë shkëlqim dhe respekt. Arti i të kundërshtuarit (dhe i të goditurit) shtetet, reduktohet në tronditjen e zakoneve duke u analizuar origjinën, për të nxjerrë në dritë mungesën e tyre të autoritetit dhe drejtësisë. “Nevojitet”, thuhet, “të ngjitemi në ligjet primitive dhe themelore të shtetit, të dobësuara
nga një zakon i padrejtë”. Është bota më e sigurtë për të shkatërruar gjithçka. Përpara këtij kriteri asnjë drejtësi nuk do të rezistojë. Madje edhe populli i vë veshin lehtësisht fjalimeve të tilla. Sapo rinjeh zgjedhën
e tund, por do të jenë të fuqishmit që do të përfitojnë nga rrënimi i tij,dhe i atyre kureshtarëve që kanë hetuar ndër zakonet e pranuara. Ky është motivi për të cilin më i urti i ligjvënësve këmbëngulte që ishte e nevojshme të mashtroheshin shpesh njerëzit, në interesin e tyre të njëjtë,dhe një tjetër politikan i zoti do të pohonte: Populli nuk duhet ta njohë të vërtetën e uzurpimit, që një herë e filluar pa arsye,tashmë është bërë e arsyeshme. Nevojitet të shihet ajo si e vërteta, e përjetshme, dhe t'i fshehësh fillimet nëse nuk dëshirojmë, që shpejtë zhduket. Duhet shqyrtuar nëse kjo filozofi e bukur, me një punë të gjatë e impenjuese, të ketë arritur njëfarë sigurie, ndoshta shpirti do të njohë vetveten. Të dëgjojmë në këtë aspekt të urtët e botës. Çfarë kanë thënë për substancën e saj?
Kanë qenë ndoshta më fatlumë dhe kanë gjetur një sistemim?
Çfarë kanë zbuluar për origjinat e saj, mbi gjatësinë dhe fundi?
Shpirti qenka pra një subjekt tepër fisnik për aftësitë e tij të dobëta?
Ta shpiem çështjen deri tek lënda, që e ka përbërë. Të shohim nëse di prej çfarë është bërë trupi që shpirti dhe të tjerët që vrojton e ikë sipas dëshirës së tij. Çfarë kanë mësuar këta dogmatikë të mëdhenj që tashmë injorojnë gjithçka ?
Kjo do të ishte e mjaftueshme nëse arsyeja do të ishte e arsyeshme. Është mjaftueshëm për të rrëfyer se nuk ka gjetur ende asgjë të vendosur, por ende nuk dëshpërohet sa t'ia arrijnë. Përkundrazi është më e vendosur se kurrë në këtë kërkim dhe është e sigurtë se ka forcat e duhura për një pushtim të tillë.
I duhet dhënë pra goditja e fatit, dhe pasi të jenë shqyrtuar aftësitë e saj me efektet e tyre, t'i shqyrtojmë ato në vetvete. Të shohim nëse
forcat dhe mënyrat e duhura për të mbërthyer të vërtetën.”
Ashtu si moda vendos për shijet, kështu vendos edhe për drejtësinë.