Shumë prej miqve të mi kanë pyetur dhe pyesin shpesh se çfarë përfitoj duke shkruar apo postuar shkrime të ndryshme kur ske asnjë përfitim, dhe kur ske asnjë përfitim, je duke humbur kohën kot !
Ky "shqetësim" i tyre që shfaqet me pyetje tendencioze deri diku qëndron sepse realisht nuk janë në dijeni të plotë për arsyet pse "humb" kohën me shkrime !
Atëherë po ua sqaroj me pak fjalë çfarë më ka nxitur të hap një faqe librash :
Librin e kam pasion të vjetër dhe besoj se do ngelet një pasion deri në vdekje. Duke lexuar përfitoj shumë, dhe këtë përfitim dëshiroj që ta kenë dhe të tjerë sepse ndjej një kënaqësi të madhe duke u bërë shkak që dikush përfiton njohuri nga ajo çfarë lexoj vetë.
Duke ndarë me të tjerë dijen që mësoj, përfitimi është shumëfish pasi gjatë debateve dhe diskutimeve dalin ide të reja.
Mirëpo jo çdo gjë që postoj tregon bindjet e mia dhe as besimin tim.
Ju thoni se humbas kohën!?
Miq, humbje kohe nuk është të lexosh dhe të ndash dijen.
Humbje kohe është të kalosh kohën në gjëra jo produktive, në faqe bajate, në faqe mashtrimesh e propagandash, në faqe të ndyra, në faqe pervese, në ngacmime erotike, në lojra të kota...etj.
Pra, duke qenë se nuk jam aktiv në faqe të tilla, kohën time të lirë e kaloj në lexim dhe shkrime.
Këtë kohë të çmuar dëshiroj që dhe ju ta kaloni në lexim dhe shkrime të dobishme.
Pra, duke u marrë me gjëra pozitive, nuk do kemi kohë të merremi me gjëra negative!
Duke mbjellë pemën e dijes, ne pastrojmë ajrin e ndotur të injorancës!