Ka dy lloj dijesh; dije e brendshme dhe dije e jashtme.
Dija e jashtme është ajo që mësojnë të gjithë, dije e brendshme është ajo që kupton secili prej nesh!
Dija e jashtme ndodh të merret e mangët, e paplotë, kështu që në këtë rast dija e brendshme, pra kuptimi është i dobët.
Dija e jashtme ndodh të na e mësojnë në mënyrë të gabuar për të keqinformuar, kështu që kuptimi, pra dija jonë e brendshme do të jetë mangët.
Pra, dija dhe kuptimi do të jenë të mangëta dhe si rrjedhim do të sjellë dyshime, paqartësi, dilema, konfuzione, paragjykime dhe rrëmujë emocionale!
Konfuzioni, dyshimet, paqartësitë...etj, duhet të theksohen sa më shumë, të diskutohen dhe të analizohen më qëllim që njeriu të lehtësohet dhe të qartësohet !
Pra, shtimi i diturisë dhe kuptimi i saj duhet të na lehtësojë dhe qartësojë, e jo të na futë në vështirësi mendore apo tmerre shpirtërore.
Duhet të na shtojë paqen, gëzimin, dashurinë, besimin, pra, të na rregullojë jetën sa më mirë.
Kështu që përgëzoni e mos tmerroni, lehtësoni e mos vështirësoni!