Monday, June 22, 2020

Ishte një kohë kur

Ishte një kohë kur flisnim më shumë me njëri-tjetrin sesa për njëri-tjetrin!

Ishte një kohë kur shihnim sytë e njëri-tjetrit dhe harronim gjithçka me një bisedë, ndërsa sot shohim telefonat duke harruar çdo njeri në prani !

Ishte një kohë kur gëzoheshim kur takonim një shok, ndërsa sot fshihemi prej tyre që të shoqërohemi me celularët tanë!

Ishte një kohë kur shihnim se një shok kishte blerë një libër, ziheshim se kush do e lexonte i dyti pas tij, ndërsa sot janë harruar librat të preken me dorë !

Ishte një kohë kur mblidheshim të gjithë pranë një gazete për të zgjidhur fjalëkryqet, ndërsa sot rrinë mbyllur në shtëpi duke dëgjuar fjalëkryqet e politikës!

Ishte një kohë kur ndjeheshe njeri mes njerëzve, ndërsa sot ndihesh thjesht si një cel që e merr me vete kudo !