Wednesday, June 24, 2020

Në vendin tim

Në vendin tim mungojnë njerëzit.
Në vendin tim janë mekur zërat.
Në vendin tim kanë ngrirë buzëqeshjet.
Në vendin tim janë tharë sytë.
Në vendin tim luhet me frikën dhe shpresën.
Në vendin tim ndihen të lodhur nga vetmia.
Në vendin tim është harruar gëzimi dasmor.
Në vendin tim nuk dëgjohen zëra fëmijësh.
Në vendin tim dëgjohen rënkime të lashta gurësh e pleqsh.
Në vendin tim nuk përhapet më aroma e bukës dhe e kafes.
Në vendin tim tharë boja e nxënësit.
Në vendin tim është harruar mësuesi.
Në vendin tim po ndërtohen "varre" kujtimesh.
Në vendin tim janë thinjur malet.
Në vendin tim po zhduket historia dhe njerëzia.
Në vendin tim...
Një vend që po jep shpirt
Një vend që po pret fëmijët e saj që të dëgjojnë amanetin e fundit.
Një vend që pret të rilindë nga bijtë e saj.
Një vend që po tretet nga malli për aromën e filizave të saj.
Një vend...që është një kopësht me lule, pret të mos kthehet në një varr masiv pa shpresë !