Sunday, June 7, 2020

Sipas interesave

Nga konkluzioni që nxora gjatë një debati me dikë, kuptova se i gjithë këndvështrimi i tij përmblidhet në këtë përkufizim :
" Për mua është e vërtetë ajo që më intereson." 
Ose
" Një gjë është e vërtetë aq sa më intereson, pjesa tjetër që nuk më intereson, për mua nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë apo jo ! " 

Pra, e vërteta pasohet sipas interesit, jo sepse është e vërtetë, dhe ajo gjë që nuk është e vërtetë por qenka në interes të tij, për të qenka përsëri e vërtetë !!! 
Këta lloj njerëzish e shtrëmbërojnë të vërtetën, e bëjnë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë sipas interesave të tyre!

Këta njerëz pa karakter nuk duan tja dinë çfarë është e vërtetë apo e rremë, kush ka të drejtë apo gabim. Këta lloj njerëzit të shesin me çdo çmim, të lënë në baltë, të vrasin natën e të qajnë ditën. 

Ruajuni nga njerëz të tillë sepse i keni kudo, dikush më pak e dikush më shumë. Dikush e bën me vetëdije e dikush jo !