Un nuk jam
...as nga këtu dhe as prej andej.
Unë jam një njeri që udha ka
zgjedhur.
Ky jam une
Unë jam miqësor
me çdo gur
Me çdo pemë
Me çdo rrugë
Me cepat e mureve
Me xhamat e dyqaneve në orët e vona
Me neonët e shtyllave të mbushura me histori pritjesh, me shpresa të vrara e me rrëmbime zemrash.
Rruga më njeh me ecjen time.
Çdo ditë...
...bota ndihet njësoj çdo ditë
Unë ua shes qytetet njerëzve
të kohës së lirë.
Unë i lë të gjithë duarbosh
Por me zemra të mbushura me lumturi.
Kthehem duarbosh
Por i gëzuar që kam lumturuar dikë
Çdo ditë...
Unë jam bërë një i njohur
për qytetin,
Por unë jam duke u bërë një i huaj
për veten time
... duke dhuruar ëmbëlsi
...por duke shijuar për vete helm
Çdo ditë..
Uroj që të mund të ishte
ndryshe.
Kjo kohë, këtë herë, kjo rrugë
...vazhdon të kalojë.
Unë jam një njeri që udha ka
zgjedhur...
Për të marrë emrin tim.