Arsyeja pse ndahen çiftet, pse martohen disa dhe pse disa të tjerë ngelen beqarë është paraja.
Arsyeja pse ke " shumë " miq servilë, miq të kthyer në armiq ziliqarë, miq që të kanë harruar dhe miq që të kërkojnë kur ju duhesh është paraja.
Arsyeja pse injoranti ka pushtet, pse i dituri nuk vlerësohet, pse shkohet nga fryn era është paraja.
Arsyeja pse vëllezërit dhe motrat gjenden në luftë gjykatash, pse dhuna është shtuar në familje, pse vëllai vret vëllanë është paraja.
Arsyeja pse bëhet luftë nëpër botë, pse nuk duan paqen, pse shpikin sëmundje, pse rrëzojnë shtetet, pse nxitin diskriminimin dhe imoralitetin, pse lejojnë drogën dhe shitjen e armëve është paraja.