Friday, June 19, 2020

Lista e miqve virtualë

Kjo lista e miqve virtualë nuk ndryshon shumë nga lista e miqve realë: 

Kemi miq që na njohin dhe i njohim; disa komentojnë, disa vetëm sa na përshëndesin me ndonjë like, disa bëjnë sikur nuk shohin duke përgjuar mbrapa derës në gatishmëri për të goditur me çekanin e kritikës, disa thjesht bëjnë  sikur nuk të njohin, këta tremben sapo shohin ndonjë shkrim dhe e largojnë menjëherë se mos u zë korenti!

Kemi miq që nuk na njohin dhe as i njohim; 
disa bëjnë ftesë dhe nuk e dinë pse bëjnë.
Disa qëndrojnë si spiunët e partisë që të sulmojnë sapo të shohin se ke prekur ndonjë temë politiko-fetare.
Disa bëjnë ftesë për të vjedhur ndonjë shkrim për të shitur p*rdhë diku tjetër.
Disa bëjnë ftesë për të të lënë përshtypje me reklamat e b*thëve dhe trapezave plot edhe pse janë zorraxhinj e barkboshë.
Disa bëjnë ftesë për të të bërë bllok përsëri.
Disa bëjnë ftesë për të luajtur kukafshehti me lojra erotike.
Disa bëjnë ftesë për të peshkuar ndonjë sardele.
Disa bëjnë ftesë për njohje të reja dhe për të mësuar më shumë nga përvoja me njerëzit.

Kam harruar ndonjë gjë tjetër!?