Thursday, June 11, 2020

Më mungojnë shumë gjëra por ka gjithçka njerëzore

Ndoshta kam pak gjëra për të dhënë, ndoshta skam asgjë nga ato që kanë të tjerët, ndoshta nuk të hyjnë në sy ato që kam, ndoshta mund të ketë shumë të tilla _ ndoshta_ që janë arsye për ty për të mbajtur një qëndrim indiferent. 

Mirëpo nuk më mungon asgjë për të bërë gjithçka njerëzore ; 
sinqeriteti kur bota vuan nga tradhëtia,
dashuria kur urrejtja ka hedhur rrënjë kudo,
respekti kur shtirja është biznes, 
urtësia kur idiotët po mbijnë kudo, 
dija kur injoranca qesh ngado, 
butësia kur lotët e dhunës bien më shumë sesa shiu,
morali kur turpi sot vritet për një çmim të ulët,
nderi kur sot është bërë gjë e rrallë.
Vërtetë më mungojnë shumë gjëra por ka gjithçka njerëzore !